Nuk më kontaktoi Anglia

Harry Redknapp, kandidat numër 1 për ta udhëhequr Kombëtaren e Anglisë në Euro 2012, e ka përsëritur edhe një herë faktin se nuk ka marrë asnjë thirrje nga Football Association (FA) për të diskutuar rreth ‘Tre Luanëve’.
“Nuk jam kontaktuar ende. Nuk kam informata për këtë punë”, është shprehur menaxheri aktual i Tottenhamit. Të mërkurën e ardhshme, Anglinë, në miqësore ndaj Holandës do ta udhëheq selektori i përkohshëm Stuart Pearce.
“Jam i sigurt e ai do të bëjë punë të mirë”, përfundoi Redknapp.