De Biazi: Me mua, askush s’ka siguri në kombëtare
TIRANE-Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka zbuluar objektivat për miqësoren e 29 shkurtit me Gjeorgjinë, ndërsa ka paralajmëruar futbollistët që janë thirrur për këtë takim, që të mos e mendojnë veten të sigurt në ekipin përfaqësues. Kuqezinjtë shkojnë në Tbilisi me ndryshime të shumta, teksa futbollistë si Bogdani, Cana, Curri, Salihi apo Vangjeli, nuk do të jenë të pranishëm. “Kemi vetëm 2 ditë kohë për këtë miqësore, por gjëja e parë që dua të përmirësoj është aspekti mbrojtës, sepse jemi një ekip që pësojmë thuajse gjithnjë gol”, u shpreh Xhani De Biazi. E ndërkohë, kombëtarja ka humbur edhe Kristi Vangjelin për sfidën në Tbilisi, pasi mbrojtësi është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e saj.
Mister, çfarë objektivi do të ketë kombëtarja në Gjeorgji?
Kjo është një ndeshje ku ne edhe mund të bëjmë ndonjë eksperiment, në thonjëza, për të parë ndonjë nga lojtarët që nuk i ka shkelur më parë këmba në kombëtare. Për këtë arsye kam ftuar edhe tre debutues: Edgar Çani, Sadiku dhe Zeqiri, ndërsa lojtarët e tjerë janë të njohur. Ka ndonjë të rikthyer si Osmani. Gjatë kësaj kohe unë dhe stafi im kemu luftuar me kohën për të parë futbollistët, kemi përballur me tanket në Athinë dhe me dëborën në Poloni, sepse donim të shihnim sa më shumë lojtarë. Sa i përket Gjeorgjisë, atë e kemi studiuar, i kemi parë pikat e forta dhe të dobta.
Shumë nga lojtarët shqiptarë në këto momente nuk po luajnë, keni ndonjë zgjidhje për këtë?
E kam vlerësuar shumë këtë situatë, por këtë herë kam thirrur vetëm ata që kanë luajtur dhe janë në formë. Salihi përshembull, që nuk luan prej muajsh, nuk është thirrur. Vërtet kemi marrë debutues në sulm, por kemi edhe Januzin, që ka qenë pjesë e kombëtares dhe nuk shoh arsye pse të mos besojmë tek ai.
Por, mungojnë emra të rëndësishëm si Cana e Curri në mbrojtje, si mund të shkojë në Gjeorgji?
Në Tbilisi ne nisemi me një handikap të madh, pasi do të kemi vetëm dy ditë kohë, ndërkohë që me shumë lojtarë nuk jemi takuar asnjëherë fizikisht. Duke parë kohën e shkurtër, duhet të synojmë të rregullojmë aspektin mbrojtës, për t’i dhënë më pak shanse kundërshtarit. Na mungojnë dy elementë thelbësorë në mbrojtje, por nuk duhet të qajmë, sepse ai që do të zbresë në fushë do të japë maksimumin për të bërë që hapi i parë me mua të jetë pozitiv.
Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?
Pyetje e bukur, por që më detyron t’i jap një përgjigje të shëmtuar. Shqipëria është një skuadër që pëson gjithnjë gol, sidomos në ndeshjet në transfertë. Kështu që duhet të përmirësohet në mbrojtje. Nuk them për repartin mbrojtës, por të mbrohemi si skuadër. Duhet të sulmojmë me 11 lojtarë dhe të mbrohemi me 11, me ekuilibër. Gjithashtu, quhet të qarkullojmë më shpejt topin.
Cili repart ka nevojë për ndryshimet më të mëdha?
Unë kam krijuar një ide për Shqipërinë: është një kombëtare që ka shumë entuziazëm dhe dëshirë, por kjo shpesh të çon në defekte. Nuk është rastësi që në transfertë pëson gjithnjë gola, pasi i lë shumë iniciativën kundërshtarit.
Cilat janë politikat e De Biazit në kombëtaren kuqezi?
Shikoni, unë jam një trajner që u jap shansin të gjithëve, por në qoftë se dikush zbret në fushë dhe nuk jep sa duhet, unë nuk e marr më në konsideratë. Kjo është ndeshja e parë, disa lojtarë janë këtu e disa jo. Ata që janë duhet ta dinë se janë në provë dhe duhet ta fitojnë vendin, ndërkohë që atyre që nuk janë u them se mua më duhet të bëj disa qartësime. Më interesojnë futbollistë që kanë cilësi të mira teknike, por që janë edhe të gatshëm të bëjnë grup, skuadër, të më dëgjojnë mua dhe bashkëpunëtorët e mi. Dua lojtarë që hyjnë në fushë dhe thonë: ne bëjmë, ne luftojmë, ne fitojmë. Kjo është filozofia. Nuk e di çfarë ekipi mund të krijoj, por sigurisht që një ekip fitues dhe që mund të bëjë gjëra të mira. Nuk dua lojtarë që të mendojnë “unë jam më i mirë se tjetri dhe unë luaj”.
Duka ka thënë se dëshiron 4 pikë në 3 ndeshjet e para?
Ashtu? Mendoja më shumë...
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)