Hasan Luçi: Unë kam rekrutuar në Sigurim Ministrin e Oborrit të Zogut
Hasan Luçi mbërrin në një etapë të re të dëshmisë së tij disa ditore dhënë ekskluzivisht për “Gazetën Shqiptare”. Pikërisht, shefi i sigurimit komunist në Francë sjell për publikun detaje interesante që kanë të bëjnë me funksionimin e rrjetit agjenturor komunist që ai vetë projektoi në vendin ku ushtroi funksionet zbuluese. Konkretisht, për herë të parë ai tregon emra të veçantë të cilët kanë bashkëpunuar me përkushtim në çështjen që Tirana zyrtare i kishte ngarkuar Hasan Luçit. Këta emra ishin njerëzit më të afërt të Ahmet dhe Leka Zogut madje edhe oborrtarë të tij. Konkretisht, ai flet për kryetarin e Partisë së Legalitetit të Belgjikës, ashtu siç flet për kuzhinierin apo bodigardin e vetë Mbretit Leka. E ndërsa tregon emrat dhe mënyrat e rekrutimit të tyre, Hasan Luçi rrëfen për opinionin se sigurimi komunist i ka menaxhuar këta njerëz deri dhe në varrimin e Mbretit Ahmet Zog ku kanë mbajtur fjalime duke përdorur qepë djegëse në sy për të shkaktuar lotim të sforcuar. Gjithsesi lexuesi i gazetës do të mësojë më tepër në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Luçi ku në numrin e sotëm ai flet pikërisht për ish-bashkëpunëtorin e tij Andon Konomin i cili ishte kryetar i Degës së Legalitetit të Belgjikës dhe ministër i Oborrit Mbretëror.
( Vijon nga numri i kaluar )
Zoti Luçi, thatë se në Paris ndërsa shërbenit në krye të sigurimit të shtetit kishit një luftë të jashtëzakonshme nervore e cila në shumë raste degjeneronte në konflikte fizike apo në goditje të ndryshme të cilat ju sillnin jo pak kokëçarje në punën tuaj.
Po ju a i dëmtonit në këtë mënyrë që më thatë kundërshtarët tuaj politikë por që nga llogoret ku ishit pozicionuar ishit shndërruar në kundërshtar të rrezikshëm për njëri-tjetrin?
Unë ju thash se misioni im agjenturor kishte si qëllim vetëm paralizimin e këtyre elementëve të cilët bëheshin të rrezikshëm jo vetëm për dinjitetin e ambasadës sonë dhe trupit diplomatik të akredituar aty, por edhe për shumë shqiptar që bëheshin pre e bandave diversioniste që vinin në vendin tonë.
Në kontaktet që unë kam pasur këto ditë të intervistës suaj me drejtues të legalitetit këtu në Tiranë më janë shprehur se shumë dëshmi tuaja nuk janë të vërteta ndërkohë që kanë theksuar se ishte komunizmi ai që atyre u ka hapur shumë plagë për 50 vjet dhe jo ata. Si e komentoni?
Mund të thonë dhe të pretendojnë ç’të duan dhe si të duan. Unë mbaj përgjegjësi për agjenturën tonë në Paris. Të dhënat që unë të kam dhënë janë të njohura si drita e diellit dhe nuk kanë as një devijim. Është mirë që ata zotërinjtë të reflektojnë dhe të distancohen nga ngjarjet e shëmtuara që na kanë diskredituar në botë, ndërkohë që kemi terrorizuar njëri-tjetrin. Unë nuk kam akuzuar ata emigrantë që kanë pasur bindje të kundërta me ne por që kanë qenë intelektualë dhe nuk kanë pasur të bënin fare me atë që quhej terror dhe atentat.
Kë mund të përmendni për shembull?
Po, Sadik Premtja për shembull nuk mund të akuzohet as një herë se ka pasur ndërmend dhe ka qenë dakord për akte terrori. Madje ka pasur raste si një moment kur disa rrugaçë donin të krijonin skandal në ditët e kulturës shqiptare në Francë kur Sadik Premtja i ka larguar. Por, ka pasur edhe nga ata që kërkonin sherr në çdo moment. Siç kishte nga ata që donin të hidhnin vetëm bomba në ambasadë pavarësisht se ata mundohen t’i quajnë heronj. Duan t’i quajnë të tillë le t’i quajnë. Unë ata emigrantë që ndalonin studentë apo shoferë që vinin nga Shqipëria, ashtu siç dilnin përpara autoriteteve të vendit që mbërrinin në Paris dhe donin të bënin skandal, nuk kam çfarë emër t’ju vë, veç se të flas me nota më të errëta për ta se e kanë diskredituar dhe turpëruar vendin e tyre kudo që kanë shkelur.
Ka pasur raste edhe me figurat e shtetit?
Po ore ka pasur p.sh me Hynsi Kapon ku desh u bë një skandal por aty ka qenë kolegu im Labo Abazi. Ai është përleshur me grushta me personin që pastaj e mori policia.
Zoti Luçi. Ju lutem dua të jemi konkret me emra dhe mbiemra për ata që flitet, me qëllim që të mos krijojmë iluzione për pasaktësira. Nuk e di nëse më kuptoni çfarë dua të them?
Patjetër që ju kuptoj, prandaj edhe unë po ju përgjigjem me saktësi për sa më kërkoni. Personi që ka krijuar për shembull incident me Hysni Kapon dhe Vito Kapon të cilët shoqëroheshin nga Sekretari i Parë i Ambasadës por që ishte kolegu im në zbulim Labo Abazi, ka qenë pikërisht i arratisuri Sabaudin Dino. Ku ishte ballist. Ai i doli përpara Hysni Kapos dhe po bënte skandal. Menjëherë ka hyrë Labua dhe e ka goditur me Kokë e ka plasur në tokë ndërkohë që erdhi në moment policia dhe e mori. Pikërisht ky ishte edhe personi që ka ardhur të krijonte incident të paimagjinueshëm kur ishte Java e Filmit shqiptar në Paris por në atë incident ka ndërhyrë Sadik Premte i cili nuk e ka lejuar.
Pse çfarë bëri?
Erdhi na doli përpara në pushim të filmit ndërsa shoqëroheshim nga shumë personalitete të artit dhe kulturës Franceze dhe filloi të shante gati të vepronte. Në atë moment është afruar Sadik Premtja dhe e ka tërhequr me forcë se e kishte mik dhe na tha që të mos shqetësoheshim, prandaj edhe që parë të kam thënë se nuk ishin të gjithë emigrantët të tillë, pra terroristë.
E kishit njohur më parë këtë person juve?
Unë i njihja të gjithë shqiptarët se kisha një 15 vjet aty. Konkretisht Sabaudinin unë e kisha njohur në restorant “Ballkan”. Me të më kishte njohur emigranti ekonomik Jorgo Kuruni që ishte nga Derviciani i Gjirokastrës dhe punonte si kamarier në atë lokal.
Pra ju thatë se në detyrën tuaj, duke parë ofensivën e tyre, kishit qëllim ti mbanit në vëzhgim dhe në mbikqyrje. Ju kam kuptuar qartë?
Po. Këto që ju thash, ishin disa mikroaspekte, por ne donim t’i mbanim në mbikqyrje se donim të mos lejonim të ndërhynin me banda. Por, nga ana tjetër ne duhej të mbronim pushtetin që e kishim fituar me gjak. Ndërsa ata kërkonin të na përmbysnin. Kjo ishte filozofia e mbrojtjes sonë. Por, neve nuk mund të kryenim akte terroriste aty jashtë, veçse duhej të dinim çfarë lëvizjesh bënin ata që kërkonin të na përmbysnin me çdo kusht. Mos harro se shtëpia ime në Kuç ishte djegur tre herë nga ballistët dhe gjermanët ndërkohë që po ashtu ajo e gjyshes dhe e gjithë njerëzve të mi, Por edhe unë kam shpëtuar kot fare sepse do të isha djegur i gjallë. Më ka nxjerrë gjyshja në sekondat që po merrja flakë. Pra kisha arsye të luftoja me përkushtim që këta njerëz të mos na kthenin më aty ku kishim qenë te lufta që e kishin mbështetur pushtuesin pa rezerva.
Me këtë që po më thoni ju justifikoni detyrën tuaj zbuluese apo si i thonë agjenturore?
Patjetër që ju jap përgjigje të gjithë atyre që aludojnë në idealizmin tonë për të mbrojtur djersën dhe arritjet e popullit. Kjo më detyronte të krijoja një rrjet tepër të sofistikuar agjenturor që vëzhgoja me hollësi çfarë ndodhte saktësisht në radhët e emigracionit politik shqiptar të cilin ne e kemi konsideruar emigracioni reaksionar. Këtë e arrinim me të gjithë ata bashkëpunëtor që ishin në radhët e tyre por që s’ishin aspak dakord me rrugën të cilën ata kërkonin pushtetin.
Ju e dini se ata janë konsideruar spiunë ?
Ata nuk kanë qenë spiunë të rëndomtë, pasi siç të thashë që ata nuk donin dhe s’ishin dakord me miqtë e tyre që vepronin me aq zell me akte terroriste kundër vendit të tyre. Pra ishin patriot. Nuk donin të dëmtonin popullin e tyre prandaj bashkëpunonin. Këta ishin vërtet heronj si në luftë.
Keni pasur shumë bashkëpunëtorë?
Ishte një rrjet i tërë shumë i sofistikuar që merrnim në mënyrën më të rrufeshme çdo informacion që kishte të bënte me ne. Ata ishin nga kudo brenda dhe jashtë Francës dhe shtriheshin kudo.
Është e mira që për tu bërë të besueshëm të përmendim disa emra në qoftë se mund të vijojmë intervistën në këtë pikë. Do më interesonte për të ilustruar gjithë këtë rezyme që më thatë të paktën të përmendeshin me emra ata që kanë bashkëpunuar me ju ndërkohë që nuk kanë qenë legalistë të thjeshtë por njerëz të besuar të Zogut. Mund t’i kujtoni?
Kanë qenë njerëz të besuar madje edhe shumë të besuar të tij. Ata madje kanë punuar pran Zogut duke përfshirë kuzhinierin e tij, bodigardin e Lekës, ministrin e Oborrit...
Ministrin e oborrit thatë?
Po. Ai ka qenë në fillim kryetar i degës së Partisë së Legalitetit për Brukselin dhe më mbrapa është bërë edhe për disa kohë ministër i Oborrit Mbretëror. Po kështu ai ishte edhe anëtar i Komitetit Qendror të asaj Partie.
Kush ishte ku person?
Quhej Andon Konomi. Ishte nga Zheji i Gjirokastrës.
Jam kurioz të di për këtë person statusin që ka pasur në partinë e Legalitetit. Prandaj dua të ndalem për hollësi të mëtejshme te ky. Si e pikasët zoti Luçi këtë njeri dhe si ju shkoi mendja ta rekrutoni. Pra, dua të di nëse kishte ndo një gjë të veçantë se mund të bashkëpunonte me ju?
Faktikisht ky ishte një pikasje e agjentit tonë 007 që i përkiste Isuf Mullait. Ai u rekrutua shpejt. Kur u zbulua veprimtaria e Isufit të cilin ne pasi punoi për 10 vjet e dërguam menjëherë në Shqipëri, në vend të tij, Legalistët zgjodhën pikërisht Andon Konomin. Këtë e kishim përgatitur neve. Pikërisht për ta zgjedhur ata, Isufi e kishte mbajtur më larg. Kur erdhi puna, ai që kishte ndenjur jo afër Isufit që kishte përfunduar në Tiranë, u zgjodh kryetar i degës që kishte drejtuar Isufi.
Ju pyeta pak me parë se si ju shkoi mendja?
Kur ishte arratisur nga Shqipëria ashtu si edhe Isuf Mullai apo të tjerë edhe ai kishte përfunduar në kampet greke ku ishte torturuar jo pak. Ne ishim informuar se në kampin e emigracionit në Greqi kishte qenë i vetmi ortodoks që kishte mbajtur qëndrim anti-grek.
Në ç’mënyrë e kishte demonstruar këtë qëndrim?
Kur i kishin dhënë të nënshkruante deklaratën për Vorio Epirin që ua detyronin të gjithë minoritarëve të arratisur ai u tha se ishte e vërtetë që ishte arratisur me dëshirë nga Shqipëria për të gjetur një botë më të mirë por as një herë nuk do ta përdorte arratisjen e tij për të shitur interesat e vendit të tij.
Konkretisht si u ishte shprehur se qenka shumë interesant ku fakt?
Tekstualisht ai u kishte thënë: Unë nuk u arratisa të shes Shqipërinë.
E çfarë i kishin bërë grekët pas kësaj?
Ata e çuan në kampin më famëkeq që ishte ai i ishullit të Siros. Në atë kamp, dërgonin komunistët më të rrezikshëm. Atje Andoni u tortura shumë dhe u sëmur rëndë. Më mbrapa siç ishte shpërbërë kampi, ai përfundoi në Belgjikë ku në fillim punoi në miniera.
Dhe ju pikërisht për këtë e pikasët?
Kjo ishte një arsye se ne në punën tonë kërkonim njerëz me karakter të fortë dhe të vendosur. Por, ai ishte një njeri me rreth shumë të gjerë në radhët e emigracionit politik shqiptar madje edhe me eksponent të njohur të së djathtës shqiptare jashtë apo siç e konsideronim ne të reaksionit tonë politik. Pra ky ishte njeriu që po ta bënim tonin mund të na ndihmonte shumë.
Konkretisht me kë mund të njihej me eksponentët kryesorë të emigracionit politik që thatë ju?
Ai kishte miqësi të rregullt me Ali Këlcyrën, Hasan Dostin, Ismail Vërlacin. Kishte miqësi me Esma Zavalanin e cila ishte e shoqja e Tahir Zavalanit etj. Por, ai kishte njohje deri në Angli siç ishte për shembull Dervish Duma etj.
Ismail Vërlacin thatë?
Po pra, Isamil Vërlacin që në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë kishte qenë këtu Kryetar i Grupit indipendent.
Po me familjen e Zogut që ju interesoheshit, kishte lidhje?
Patjetër që kishte kjo ishte kryesorja që ne e vumë në shënjestrën tonë. Ai njihej shumë mirë dhe shoqërohej shumë me motrat e Zogut dhe madje kishte krijuar besim shumë të madh edhe të mbretëresha Geraldinë.
Dhe ju ja arritët?
Ne nuk u gabuam në pikasjen tonë. Ai pas një rezymeje që i kemi bërë duke ja thënë pak nga pak derisa në fund i thamë se populli i tij kishte shumë nevojë për të. Mbaj mend që është emocionuar dhe është përlotur disi. Pas kësaj tha se ishte i gatshëm të na ndihmonte për çfarë të kishte mundësi.
Si jua tha?
Kur është emocionuar dhe kur ka mësuar se Isufi Mullai të cilin ai e kishte Kryetar të Partisë së Legalitetit të Belgjikës, detyrë që më mbrapa sit ë largohej Isufi do ta mbante ai, ishte agjent, dhe kur ne i sqaruam se populli i tij kishte nevojë ai tha: Jam i kënaqur tu shërbej njerëzve të mi në Shqipëri. Unë i shikoj se si janë këta dhe çfarë mëndje kanë.
E përse e përdorje kur e bëre bashkëpunëtor të plotë?
E dërgoja rregullisht te të gjithë legalistët për të marrë informacione.
Ku te të gjithë?
Te Leka Zogu e dërgoja. Te Geraldina e dërgoja. Te princeshat e dërgoja dhe kështu unë mësoja shumë gjëra nga ky burim. Pra ai maste pulsin dhe më kthente përgjigje.
Ishte njohur që me Zogun?
Patjetër. Ai nuk u bë kot kryetar i Partisë së Një dege siç ishte Belgjika. Madje në varrimin e Zogut ai ashtu si dhe agjenti tjetër Isuf Muallai kanë mbajtur edhe fjalim para arkivolit të mbretit.
Mbajtën të dy fjalime?
Në varrimin e Ahmet Zogut kanë mbajtur fjalën shumë njerëz besnik të tij. Ndër ta ishin edhe dy agjentët tanë të cilët kanë qenë Isuf Mullai dhe Andon Konomi. Nuk diskutohet se diskutimi i tyre u përgatit nga ne. Madje këtu do t’ju kujtoj edhe një detaj interesant. Ata që të dy për të treguar dhimbje të madhe para legalistëve për vdekjen e Zogut kanë përdorur qepë djegëse për të lotuar sytë. Dhe kështu ja kanë arritur. Askush nuk ka mundur të kuptojë se kullimi në lot i syve të tyre ka qenë e efektit të fërkimit nga qepët që mbanin në shami.
Pastaj sigurisht kanë pasur edhe miqësi me Lekën apo jo?
Patjetër se të gjithë miqtë dhe besnikët që kishin marrë viston e Ahmet Zogut detyrimisht ishin në vëmendjen e veçantë të Lekës. Për këtë do të të kujtoja ndonjë detaj tjetër interesant. Kjo ka ndodhur në dasmën e vetë Leka Zogut kur u martua me Suzanën.
Ishte në dasmë?
Dasma e Lekës ndiqej edhe nga Tirana. Kuptohet nga Sigurimi.
Në ç’kuptim?
Atë e përdornim për të fuqizuar apo për të afruar sa më shumë afër familjes mbretërore bashkëpunëtorët tanë. Këtu kishte rëndësi fakti se familja mbretërore na interesante për faktin se rreth sajë ishte orientuar gjithë emigracioni politik që kërkonte rrëzimin e pushtetit tonë popullor.
Pra në këtë prizëm afruat Andon Konomin?
Erdhi urdhri që ai të paraqitej njeriu i veshur më “Spic” më atë dasmë. Kështu bëmë. E morëm dje i blemë kostumin më të mirë për kohën me qëllim që të prezantohej si njeriu më fisnik dhe që e kishte vlerësuar më shumë se të gjithë dasmën e Lekës e cila po zhvillohej në Madrid. Atje ai ja arriti asaj që kërkohej për faktin se e konsideronte dasmën e Lekës, me masat që kishte marrë duke u kujdesur që nga veshja me gjërat më të shtrenjta si ditën e tij më të veçantë etj etj.
Si përfundoi historia e tij?
Më mbrapa e ndihmuam të riatdhesohet dhe e kemi përcjellë me pompozitet të madh në fshatin e Lindjes në Zhej të Zagorisë në Gjirokastër. Pra ai u shoqërua si hero në vendin e tij.
( Vijon nesër )