E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/ Mustafaj: Presidenti? As Nano, as Topalli. Berisha është në qiell

Ish- ministri i Jashtëm dhe politikani e publicisti i njohur, Besnik Mustafaj, në një intervistë për revistën JAVA flet për identikitin politik të presidentit të ardhëm duke komentuar kandidaturat e përfolura deri tani. Mustafaj komenton rreth diplomacisë shqiptare të përqëndruar në vendet e lindjes së largët, duke deklaruar se me vizitat e shpeshta në rajone periferike për fatin e Shqipërisë, Berisha po nxjerr më shumë në pah shpërfilljen e vendeve perendimore ndaj tij.

Bisedoi: Skënder Minxhozi / Revista Java

Zoti Mustafaj, diskutimi rreth presidentit të ardhshëm sillet rreth formulës së përzgjedhjes. Komuniteti ndërkombëtar po anon drejt një figure përbashkuese mes palëve. Cili është identikiti politik që ju bëni për kreun e ardhshëm të shtetit?

Si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, do të më pëlqente që edhe Presidenti i ardhshëm i Republikës të vinte nga mjediset e kësaj partie. Një forcë politike dëshmon pjekurinë dhe përgjegjësinë më të lartë ndaj kombit kur një nga anëtarët e saj merr drejtimin e shtetit. Por në kontekstin e sotëm kjo më duket e vështirë. Jo se nuk gjendet midis demokratëve një personalitet me cilësitë e përshtatshme për një mision të tillë të madh. Arsyet, sipas gjykimit tim, janë krejt të tjera.
Gjatë mandatit të Topit, siç e kemi parë, Berisha tregoi se e ka të sikletshme të mësohet me realitetin ku një nga bashkëpunëtorët e tij të djeshëm duhet të veprojë në përputhje me detyrimet kushtetuese tashmë dhe jo në zbatim të udhëzimeve të tij. Për pasojë, kësaj here Berisha do të përdorte gjithë mekanizmat politikë dhe procedurialë për të çuar në Presidencë një njeri me profil krejt të kundërt nga ai i Topit. Kjo gjë, jam i sigurtë, nuk do të pranohej nga opinion ynë shoqëror dhe as nga miqtë e Shqipërisë, kundërvënia ndaj të cilëve do të rrezikonte një izolim fort të kushtueshëm për të ardhmen e vendit. Fakti se debati për Presidentin e ardhshëm është çelur muaj më parë, dëshmon se opinioni ynë publik e ka një ankth e një frikë se mos Berisha vepron me kokën e vet dhe merr nën kontroll direkt ose indirekt kreun e shtetit. Fakti, gjithashtu, që në këtë debat përfshihen përditë e më gjallërisht edhe ndërkombëtarët, dëshmon se ankthi dhe frika e opinionit tonë shoqëror përputhet me preokupimin në rritje të miqve të Shqipërisë.
Përmbajtja e shqetësimit të opinionit tonë shoqëror me shqetësimin e opinionit diplomatik europian dhe amerikan lidhet konkretisht me rolin kushtetues të kryetarit të ardhshëm të shtetit në emërimin e drejtuesve të disa prej institucioneve, pavarësia e të cilave nga pushteti politik është themelore për demokracinë. Realisht ka filluar një përballje nervash midis Berishës dhe ndërkombëtarëve. Berisha deri tani e ka paraqitur zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm si një çështje të mbyllur brenda procedurash dhe teknikalitetesh të mirëfillta ligjore. Është një suazë ku ai është i sigurtë se kontrollon gjithçka. Europianët dhe amerikanët këshillojnë që kjo zgjedhje të kryhet sipas disa modaliteteve, të cilat vërtetë nuk shprehen në germën e ligjit, por mishërojnë frymën e ligjit. Në një frymë të tillë nuk do të ishte përcaktues as subjektiviteti i Berishës e as i Ramës dhe vendi do të fitonte një President pa tutor. Personalisht jam i bindur se kjo është rruga, nëpër të cilën duhet ecur. Kjo nuk do të thotë se në këtë rrugë do të zgjidhej një President apolitik. Përkundrazi. Vetë kushtetuta e detyron Presidentin të bëjë politikë, me kusht që ajo të mos jetë politike partiake.

A do të ishin dy kandidatura të përfolura, ajo e Topallit dhe e Nanos, një zgjidhje e qëndrueshme në postin e presidentit?

Nuk më duken njëra as tjetra zgjidhje e qëndrueshme. Nano u largua nga politika përmes humbjes së zgjedhjeve në qershor 2005. Mënyra si e mbajti ai përgjegjësinë para partisë së vet në radhë të parë e mandej para kombit, përbën një kontribut më vete nga ana e tij në pjekurinë e politikës shqiptare. Në asnjë vend demokratik nuk riciklohen personalitete të tilla, pavarësisht moshës së tyre. I rikthyer si kryetar shteti, ai moralisht do të kishte tashmë ato cene që kimikisht ka një mall i ricikluar. Nuk besoj se elitat shqiptare janë rrënuar në atë masë sa kombi të thërriste në ndihmë Nanon. Gjithsesi, jam i bindur se zgjedhja e Nanos në krye të shtetit i shërben vetëm Berishës personalisht, lidhur me zgjedhjet e vitit 2013. Por do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat programore të Partisë Demokratike dhe do e dëmtonte rëndë rrezatimin moral të antarësisë demokrate mbi pjesën tjetër të shoqërisë.
Ndërsa hipoteza Topalli përputhet me tepri me kallëpin që Berisha ka tashmë për njeriun në Presidencën e Republikës. Si veteran i Partisë Demokratike do të thosha se delegimi i Topallit në krye të shtetit do i dëmtonte po ashtu rëndë interesat programore të vetë Partisë Demokratike. Nisur nga cilësitë intelektuale të Zonjës Topalli, emërimi i saj atje lart do të shprehte para shqiptarëve një nënvleftësim të palavdishëm nga ne, demokratët, për vetë shtetin. Por është dhe aspekti i integritetit të saj moral. Emërimi i dhëndrrit të saj nga një ambasadë në tjetrën duke ndjekur të bijën ku shkon për të studiuar, është një simptomë shumë e rrezikshme. Fjala është për një djalosh që nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë. Atij i jepen çelësat e një zyre të rëndësishme me një rrogë të mirë vetëm që vajza e Jozefinës të bëjë jetë studenti nëpër apartamente luksoze, të ketë veturë dhe privilegje të tjera. Për abuzime shumë më të vogla me pushtetin, Presidenti i Gjermanisë dha dorëheqjen para pak ditësh, duke i kërkuar madje ndjesë kombit pse me sjelljen e vet e kishte njollosur institucionin e kryetarit të shtetit.

U njoftua dalja e Aleancës Kuq e Zi si parti politike. Çfarë sjell ky zhvillim, i parë në optikën e një procesi ku mesa duket do të lindë një e djathtë alternative, e pasuar edhe nga partia e përfolur e presidentit Topi, por dhe aleatë të tjerë të këtij frymëzimi politik?

Unë e kam të vështirë të parashikoj se çfarë zhvillimesh do të sjellë në skenën politike dalja e Aleancës Kuq e Zi si parti. Më së pari, nuk them dot se kjo do të jetë parti e djathë. Sepse një parti bëhet e djathtë jo nga parrullat e zhurmshme nacionaliste. Duçja dhe partia e tij fashiste apo Hitleri dhe partia e tij nacional-socialiste, në programet e tyre ekonomike, në përcaktimin e rolit të shtetit në shoqëri dhe në aspektet e tjera themelore për fizionominë e një force politike, ishin me frymëzim socialist. Po ashtu edhe tek ne Balli Kombëtar, një organizatë flamurtare e nacionalizmës shqiptare, ka qënë në programin e vet një parti social-demokrate, gjë që harrohet sot të përmendet. Pra, ne nuk kemi as edhe një program minimal të kësaj partie në lindje, për të gjykuar mbi qëndrimin e saj ndaj rolit të shtetit në shoqëri dhe në ekonominë e tregut, mbi vizionin e saj për organizimin e ekonomisë e kështu me radhë. Për një njeri që ka lexuar ca libra dhe ka një farë përvoje në politikë, si puna ime, edhe nacionalizmi i parrullave të kësaj Aleance duket pa substancë të vërtetë. Ndoshta gabohem, por po përpiqem të jem i sinqertë. Nuk shoh në deklarimet publike të drejtuesve të AK një vazhdimësi apo qoftë edhe rilindje të nacionalizmit tradicional shqiptar. Dhe me të drejtë. Ai nacionalizëm ishte zemra e ideologjisë tonë kombëtare në një periudhë historike kur ekzistenca jonë kombëtare ishte e kërcënuar siç ishte e rrezikuar tërësia territoriale e atdheut. Sot rreziqet e vjetra kanë rënë. Por nuk shoh te Ak as tiparet e nacionalizmit të shekullit të XXI, të tillë siç e shohim në vendet zhvilluara evropiane, një nacionalizëm ksenofob ndaj të huajve dhe me fry

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›