Fatos Hoxha: Në partinë e Topit të gjithë dështakët
TIRANE-Për deputetin e PD-së, Fatos Hoxha, largimi i Gazmend Oketës nga grupi parlamentar i PD-së dhe bashkimi me partinë e re që pritet të drejtojë Bamir Topi nuk ishte i papritur. Sipas Hoxhës, ai e kishte paralajmëruar prej kohësh ikjen nga PD-ja dhe bashkimin me partinë që do të krijojë presidenti aktual i vendit. Z.Hoxha thotë për “Gazeta Shqiptare” se deputeti Oketa i kishte të gjitha mundësitë që të shprehte hapur shqetësimet e tij në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, por një gjë të tillë s’e ka bërë asnjëherë, duke preferuar heshtjen dhe më pas ikjen nga PD-ja. Anëtari i komisionit parlamentar të ligjeve dhe atij të sigurisë kombëtare, Fatos Hoxha shprehet se vendimi përfundimtar i Oketës është “shpërblimi” që ai i bëri PD-së, pasi i kishte dhënë poste të rëndësishme dhe të pamerituara sipas tij, si atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes. Z.Hoxha ka bindjen e plotë se edhe partia e re që do të krijojë kreu i shtetit, Bamir Topi, do të jetë e dështuar, pasi rreth saj janë mbledhur njerëz që sa kohë ishin në PD, detyrat dhe postet e rëndësishme i morën si dhuratë nga Sali Berisha.
Z.Hoxha, si e konsideroni deklaratën e deputetit Gazmend Oketa për largimin nga grupi parlamentar i PD-së?
Nuk ishte i papritur largimi i z.Oketa. Dihej prej kohësh qëndrimi i tij. Thjesht këtë herë e deklaroi publikisht dhe në mënyrë përfundimtare. Ai vetë tha, që ka që në muajin tetor që nuk merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së…
Nuk mund të nënvlerësohet largimi nga PD-ja i një ish- zyrtari të lartë të qeverisjes së PD-së, siç është Oketa, pasi ai ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes…
Kur një njeri merr detyra që nuk i takojnë, siç ka ndodhur me rastin e ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, z.Gazmend Oketa, detyra këto të pamerituara, sigurisht që ky do të ishte përfundimi dhe shpërblimi që do t’i bënte forcës politike që ia besoi këto funksione.
Ka të drejtë z.Oketa, kur shprehet se mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së janë shndërruar si ato të ish-byrosë politike në kohën e diktaturës?
E mohoj në mënyrë kategorike. Z.Oketa nuk e ka ndaluar njeri të shprehë opinionet apo shqetësimet e tij për çdo lloj problematike. I kishte të gjitha mundësitë të fliste hapur në prani të kolegëve, siç kam dhe unë, që sa herë kam pasur ndonjë rezervë apo shqetësim timin e kam shprehur në mbledhjet e grupit parlamentar, por z.Oketa heshti dhe vetë ka thënë që në ato mbledhje nuk merr pjesë që në muajin tetor të vitit të kaluar.
Përkundrazi, ai u kujtua në momentet e fundit për të deklaruar ikjen nga PD-ja, duke dashur të justifikojë qëndrimet e tij, që nuk i ka shprehur kurrë më parë në mbledhjet e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.
Thuhet se do të ketë raste të tjera të largimit të deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së. Është e vërtetë?
Aktualisht nuk ka të larguar të tjerë nga PD-ja. Se çfarë do të ndodhë më pas, kjo u përket zgjedhjeve personale të individëve.
Cili besoni se do të jetë ndikimi i partisë së re të z.Bamir Topi dhe a do e dëmtojë ajo PD-në në zgjedhjet e ardhshme të 2013-ës?
Ndikimi i partisë së re do të ketë ndikim zero, siç është dhe vetë topi (futbolli).
Pavarësisht kësaj që thoni, kjo parti pritet të mbledhë rreth saj ish-figura të njohura të PD-së…
Të jeni të sigurtë që kjo parti do të dështojë.
Për cilat arsye?
Një pemë e shtrembër drejtohet sa është filiz, e re, kurse kur është në moshën 40, 50 apo 60-vjeçare, duhet prerë dhe flakur tutje.
Megjithatë, disa prej tyre janë politikanë që kanë pasur një lloj kontributi dhe kanë mbajtur funksione të larta në PD…
Ata janë njerëz të dështuar, që kurrë në jetën e tyre nuk i kanë thënë një herë të vetme punës “mirëmëngjes”. Ata nuk kanë bërë asnjë lloj pune dhe gjithçka që pretendojnë se e kanë arritur, e kanë pasur dhuratë nga z.Sali Berisha. Ata veçse janë katapultuar në karriget që kanë mbajtur, pa pasur asnjë meritë të tyren. E përsëris, gjithçka e kanë marrë si dhuratë nga kryeministri Berisha dhe asgjë nuk e kanë merituar.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)