E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Meritonim tre pikët

DE BIAZITrajneri i kombëtares, Zhani De Biazi ka folur pas humbjes ndaj Sllovenisë, duke shprehur edhe mllefin e tij për rezultatin. Sipas trajnerit loja që bëmë, meritonte maksimumin. Ja edhe deklarata e tij pas ndeshjes:

Ajo që u pa në fushë ishte shumë e qartë. Meritonim shumë më tepër. Madje, guxoj të them, përtej barazimit. Skuadra krijoi dhe prodhoi volum të madh loje. Në një farë mënyre na u mohuan dy gola të sigurt nga më shumë se 6 raste që patëm pjesën e dytë, ku dhe pashë një tjetër reagim të fuqishëm. Meritonim patjetër dhe fati na ndëshkoi të dilnim pa pikë. Ky është futbolli, por kjo mbrëmje ishte shumë ndëshkuese. Por, pavarësisht kësaj, përpara kemi Islandën.

Një tjetër betejë për të qëndruar sërish në garën tonë. Natyrisht që humbja të lë një shije të hidhur, por ajo që ndodhi, ndodhi, tani kemi një tjetër ndeshje, ku duhet të jemi mëse të përqëndruar. Do të shohim se çfarë do të modifikojmë, dhe natyrisht do të kërkojmë tre pikët. Islanda, mora vesh që barazoi në një fushë si Zvicra dhe nuk është pak. Por, ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë atje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›