Miroslav Klose, bararazon Gerd Mullerin

Miroslav Klose shtyn Gjermaninë drejt "Brazil 2014" dhe bëhet vetë pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit gjerman. Sulmuesi i Lazios barazoi në ndeshjen e djeshme eleminatore përballë Austrisë rekordin e legjendarit Gerd Muller përsa i përket golave me fanellën e kombëtares.
Kjo ishte ndeshja e 129 e Kloses me Nationalmannschaft dhe në minutën e 33 të takimit shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj fqinjëve austriakë por edhe golin e tij të 68 në total duke u barazuar me Muller.
Gjithçka ndodhi pikërisht në Allianz Arena, aty ku Klose ka luajtur gjatë sezoneve 2007-2011.