Turqia kërkon me ngulm Majlinda Kelmendin

Turqit nuk po i lënë rehat xhudistën më të mirë kosovare, kampionen botërore, Majlinda Kelmendin. Kjo pasi Galatasaray po bën përpjekje të mëdha që t’i bëjë për vete pejanën, e cila më pas do mund t’i mbronin edhe ngjyrat e Turqisë, e jo të Kosovës. Në planet e turqve bën pjesë edhe trajneri Driton Kuka, i cili bashkë me Majlindën po kërkohen edhe nga Sllovenia, megjithëse, Kosova mbetet prioriteti i tyre.
Turqia nuk po e lë rehat klubin më të suksesshëm kosovar të xhudos, Ippon nga Peja, që udhëhiqet nga trajneri i njohur Driton Kuka. Tash e një kohë të gjatë turqit po i bëjnë presion të madh e të vazhdueshëm trajnerit pejan, që bashkë me xhudistën më të mira kosovare, Majlinda Kelmendin ta lënë Kosovën për ta vazhduar karrierën në Turqi.