E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Në Shqipëri presin me padurim Norvegjinë, synojmë vendin e dytë

de biaziTekniku i kombëtares kuqezi beson tek mrekullia për tu kualifikuar

Xhani de Biazi beson se ëndrra Botëror mund të realizohet nëse në pesë ndeshjet e fundit kombëtar shqiptare do të tregohet e kujdesshme. Në fillim askush nuk e mendonte se Shqipëria e drejtuar prej tij do të ishte në luftë për vendin e dytë.

De Biazi në një intervistë për faqen italiane IlSusidario.net, thotë se Shqipëria bashkë me Islandën janë surprizat e grupit dhe duket se këtij ekipi i druhet më shumë. Tani ai thotë se është në kërkim të lojtarëve të rinj në Shqipëri dhe jashtë saj. Ndërsa gazetarët e portalit italian e cilësojnë kombëtaren shqiptare një Itali të vogël.

Intervista e IlSusidario.net

Mes trajnerëve italianë që po shkëlqejnë jashtë vendit është edhe Xhani De Biazi që ka arritur për Shqipërinë rezultatet më të mira në historinë e futbollit të shqipeve të Ballkanit. Shqipëria për momentin gjendet në vendin e dytë të klasifikimit në grupin E, të kualifikueseve të Botërorit me nëntë pikë.

Grupin e udhëheq Zvicra dhe pastaj janë dy surprizat e këtij kompeticioni Shqipëria dhe Islanda që kanë lënë prapa ekipe më të mëdha si Norvegjia dhe Sllovenia. Për Shqipërinë ishte fitore historike ajo kundër Norvegjisë në 22 Mars e cila mban zgjuar ëndrrën për tu kualifikuar në Botërorin 2014, ose të paktën play-off-in.

Në qershor, kuqezinjtë do të presin në Tiranë Norvegjinë dhe nëse fitojnë, atëherë vërtetë duhet të bëjnë llogaritë për kualifikim. Lojtarët më të famshëm janë portieri i Kievos Ujkani, mesfushori i Lacios, Cana dhe ai i Torinos Basha. Erjon Bogdani gjithashtu është i njohur nga italianët. Një Itali e vogël që është duke bërë hapa të mëdha, shkruan portali online IlSusidario.net. Ata kanë intervistuar trajnerin De Biazi.

Mister si po iu duket eksperienca me Shqipërinë?

 

Rezultatet janë shumë të mira. Kemi nëntë pikë, sa Islanda që edhe është ajo surpriza e grupit. Kemi luajtur pesë ndeshje dhe deri tani kemi bërë më të mirën. Na mungojnë edhe pesë të tjera për të vazhduar ëndrrën Botëror.

Zvicra është skuadra më e fortë e grupit?

 

Sigurisht, është ekipi taktikisht më i mirë dhe favoriti për të arritur kualifikimin direkt. Ne duhet të jemi të vëmendshëm për të arritur vendin e dytë.

Keni një ndeshje shumë të rëndësishme më 7 qershor, kundër Norvegjisë…

 

Fitorja natyrisht do të jetë shumë mirë për ne. Në Shqipëri po e presin me padurim këtë ndeshje dhe njerëzit janë të lumtur aty për rezultatet që ka arritur kombëtarja e tyre. Ka shumë entuziazëm.

Si keni arritur të ndërtoni një ekip të tillë?

 

Po kërkojmë lojtarët më të mirë në Shqipëri dhe në Evropë. Kemi një grup shumë të mirë me të cilin po punoj fort.

Mund të na thoni emrin e një lojtari të mirë shqiptar?

Jo, nuk do ta dëgjoni. Nuk dua të them emra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›