E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar do të jetë lojtar i Realit!!

Supertalenti brazilian, Neymar mund të jetë shumë lehtë lojtar i ri i Real Madridit. Sipas mediave braziliane, Real Madrid është e gatshme të paguaj 100 milion euro për yllin e Santosit.

Florentino Perez është i gatshëm që të bëjë transferin më të madh në histori duke tentuar blerjen e Neymar për shifrën më të madhe ndonjëherë.

Shifra prej 100 milion eurosh thuhet se nuk do bëjë të dyshoj Neymarin ndërsa edhe Santosi nuk ka gjasa që të refuzoj këtë ofertë.

Reali e ka ndërmend të "vjedhë" talentin brazilian pasi që Barcelona dukej shumë afër blerjes së tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›