E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dihet ndeshja e parë e Mourinhos me Chelsean

Sipas mediave angleze mungon vetëm zyrtarizimi i Jose Mourinhos në Chelsea. Marrëveshja thuhet se është e përfunduar para 2 javësh në rastorantin "La Famiglia" në përëndim të Londrës.

Abramovich ka darkuar me Mourinhon ku edhe e kanë firmosur marrëveshjen e re. Në marrëveshje janë pajtuar që Mourinho të filloj punën në Chelsea me 1 korrik. Mourinho është pajtuar që të ketë pagë prej 10 milion funtash në vit tek Chelsea.

Abramovich në anën tjetër thuhet se ka rënë dakord për ti paguar Realit klauzolën prej 12 milion funtave për Mourinhon. Ndeshja e parë për Mourinhon tek Chelsea do të jetë me 17 korrik në Tajlandë me yjet e këtij shteti./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›