Barton, i kënaqur në Marseille

Mesfushori Joey Barton është shprehur i kënaqur në Olympique Marseille dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin e qëndrimit të tij në klubin francez edhe pas skadimit të periudhës së huazimit nga Queens Park Rangers.
“Nuk e di nëse do të mbetem. Nuk është vendim që më takon mua, por QRP-së dhe Marseilles”, deklaroi Barton për RMC Radio.
“Por, më pëlqen shumë ky vend, kam marrëdhënie të mira me njerëzit këtu, stafin teknik, futbollistët dhe tifozët. Ndihem si në shtëpinë time, jam shumë i kënaqur”, përfundoi ai.