E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granero mbetet në QPR

Ish mesfushori i Real Madridit, Esteban Granero ka theksuar se nuk do të shkojë askund gjatë afatit kalimtar të janarit. Granero iu bashkua Queens Park Rangers gjatë verës, por skuadra londineze ende nuk ka arritur fitoren e parë më Premierligë pas plot 11 xhirosh.

Megjithatë, 25 vjeçari ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga klubi pas spekulimeve të fundit për rikthim në Spanjë te Real Betis. “Kam ardhur këtu për t’u përballur me një sfidë dhe e kam marrë atë. Nëse njerëzit mendojnë se nuk jam i lumtur sepse ende nuk kemi shënuar fitore, e kanë shumë gabim”, deklaroi Granero për ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›