Salihi: Golin ia dedikoj Shkodrës
Autori i golit të fitores në Oslo, Hamdi Salihi ia ka dedikuar golin e tij qytetit të lindjes, Shkodrës. Ishte një nga golat më të bukur në karrierën time. Por, ajo që më gëzon më shumë është që ishte një nga golat më të rëndësishëm në karrierën time. Ia dedikoj këtë gol Shkodrës, njerëzve dhe gjithë qytetit.
E di që ata e festojnë këtë gol sikur të ishte i tyre, ndaj ia dedikoj shkodranëve, që e di se festojnë njësoj si unë, ka deklaruar sulmuesi shkodran. Në fund Salihi ka theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje në Norvegji, por duke tërhequr vëmendjen se kombëtarja jonë ka ende shumë punë për të bërë.
Ishte një ditë e mrekullueshme. E të gjithë lojtarëve tanë dhe deri edhe e portierit, që na mbajti në lojë në fund. Por, ne duhet të jemi me këmbë në tokë që të vazhdojmë në këtë mënyrë, ka deklaruar shënuesi i golit të fitores ndaj Norvegjisë, Hamdi Salihi.