De Biazi eshte gati te rinovoje kontraten
Rinovimi I kombëtares shqiptare vazhdon, por a do të rinovojë Xhani De Biazi kontratën e tij?
Gjasat janë për po. Rezultatet e arritura në më shumë se 1 vit e gjysmë janë në krahun e trajnerit. Pastaj, është vetë tekniku që shprehet I gatshëm të vazhdojë aventurën shqiptare…
“Unë jam gati të vazhdoj këtë punë që nisëm më shumë se një vit gjysmë më parë. Mendoj se janë të gjitha kushtet për të vazhduar bashkë dhe të rritemi bashkë me skuadrën. Gjithsesi, për kontratën kemi kohë pas ndeshjes me Armeninë. Do të takohemi, por nuk shoh asnjë problem”.
Në pritje të takimit me presidentin Duka, De Biazi duhet të mendojë për miqësoren e së mërkurës kundër Armenisë.
“Ndeshja vlen për të parë formën fizike të lojtarëve dhe për të bërë disa eksperimenet që në miqësore janë të pranueshme. Kam grumbulluar lojtarë të rinj, për të krijuar një ide më të qartë në lidhje me të ardhmen e skuadrës”
Miqësorja kundër Armenisë është testi i fundit në prag të dy tranfertave të rëndësishme të shtatorit në eliminatoret e Botërorit 2014.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe test I vërtetë në prag të sfidave të shtatorit. I kam parë ndeshjet e fundit të Armenisë dhe them se është një skuadër e fortë.
Xhani De Biazi ka publikuar listëm me 22 lojtarët që do të grumbullohen për këtë miqësore. Trajneri ka lënë jashtë shumë prej futbollistëve të rëndësishëm, ndërsa risi janë debutursit Shkëlzen Gashi dhe Ermir Lenjani. Ndërkohë, një dëmtim ka lënë jashtë portierin Samir Ujkani. Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë seancat e fundit stërvitore përpara ndeshjes së 14 gushtit.