E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi i kenaqur me paraqitjen e skuadres

Trajneri i kombetares shqiptare Xhani De Biazi është shprehur I kënaqur me paraqitjen e skuadrës kundër Norvegjisë. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku italian ka thene gjithashtu se Shqipëria meritonte fitoren.

I kënaqur me paraqitjen e skuadrës, por “mallkon” tre minutat e fundit kur skuadra u ndëshkua me golin e barazimit. Ky është Xhani De Biazi pas ndeshjes me Norvegjinë.

“Të gjithë lojtarët luajtën mjaft mirë, ndërsa u munduan të jepnin maksimumin. Jam shumë i lumtur që i kemi marrë katër pikë një kundërshtari si Norvegjia, i cili ishte favoriti kryesor në fillim të edicionit. Por, sigurisht që zhgënjehesh disi kur humbet mundësinë për të fituar një ndeshje në fund. Më vjen keq që pësuam gol pak minuta para se të përfundonte loja. Për mendimin tim lamë dy pikë, pasi ishim ne që kryesonim. Patëm disa raste të mira për shënim, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, ku mund të kishin dyfishuar avantazhin dhe të kishim siguruar tri pikët në këtë sfidë”

Gjithsesi, barazimi në “Qemal Stafa” nuk e zbeh aspak besimin e De Biazit.
“Mund të them se kemi arritur diçka më tepër sesa kisha parashikuar në fillim të kualifikueseve. E rëndësishme është që kemi një grup me futbollistë të rinj dhe me perspektivë, të cilët do të rriten në vazhdimësi dhe do na bëjnë akoma më të lumtur në të ardhmen”.

Futbollistët të zhgënjyer me golin në minutat e fundit: Meritonim fitoren
Ndërkohë, barazimi me Norvegjinë nuk ka kënaqur futbollistët e kombëtares shqiptare. Duke falenderuar tifozët për atmosferën e krijuar, ata kanë bërë të ditur se meritonin të fitonin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›