Kombetarja U-21 e Shqiperise nis me humbje

Ndryshe nga kombëtarja e parë, përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë e ka nisur me humbje fushatën e saj eliminatore për Euro 2015. Në ndeshjen e parë të grupit 4, skuadra e drejtuar nga Skënder gega u mund me rezultatin 2-1 nga Hungaria. Në sfidën e luajtur në Durrës, skuadra U-21 shqiptare shënoi e para me Taipin në minutën e 28-të. Hungaria barazoi pas vetëm dy minutash me Adorjan. Hungarezët do të vulosnin fitoren në pjesën e dytë pas golit të shënuar nga Vindeker. Kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë në grupin 4 janë Spanj, Polonia dhe Bosnje Hercegovina.