Iniesta: Vazhdojmë më Tiki-Taka

Andres Iniesta ka deklaruar se Barcelona do të jetë skuadër e njëjtë edhe në edicion tjetër dhe se nuk do të ketë ndryshime tek ta. Mesfushori spanjoll tha se nuk ka nevojë për ndryshime dhe se duhet të vazhdojn me stilin e njëjt të lojës.
"Do te jemi ata të njëjtit. Skuadra nuk do të ndryshoj në lojë, taktikë dhe në mentalitet. Futbolli i bukur do të vazhdoj tek ne. Trajneri dhe kryesia e dinë për defektet që kemi pas në skuadër në edicionin që kaluar. Nuk ishte një edicion zhgënjyes sepse përfunduam një vit më 100 pikë" deklaroi Iniesta./Indeksonline/