E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi i'a thyen hundën Companys

Vincent Company nuk ka mundur të festoj në mënyrën më të mirë kualifikimin e Belgjikës në Kupën e Botës. Ylli belg ka pësuar një lëndim të frikshëm në ndeshjen ndaj Serbisë.

Portieri serb, Vladimir Stojkovic bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Companys të cilit i theu hundën. Pavarësisht dhimbjeve të mëdha dhe gjakderdhjes që pësoi, Company e vazhdoj ndeshjen duke luajtur për 90 minuta.

Pas këtij lëndimi që thuhet se ka të bëjë me thyerje, nuk përjashtohet mundësia që Company të futet në operacion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›