Portugalia mundi 1-0 Rusine
Një gol i Postigës në fillimin e ndeshjes i ka dhuruar Portugalisë fitoren në ndeshjen kundër Rusisë. Sulmuesi shënoi në minutën e nëntë, duke vulosur fatin e sfidës të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014 në grupin F. Pas kësaj fitoreje, Portugalia ngjitet në vendin e parë të grupit me 14 pikë. Sukses i rëndësishëm për skuadrën portugeze, që hedh një hap të rëndësishëm drejt finaleve të Kupës së Botës. Ndërkohë, humbja ka zbritur në vendin e dytë Rusinë. Skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo ka 12 pikë, vetëm një më shumë se Izraeli.