Igli Totozani: Akuzat e Berishës? Ka bërë shaka
Kuvendi miratoi dje me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime Igli Totozanin në postin e Avokatit të Popullit. Kandidatura e Totozanit u përzgjodh nga dëgjesa publike që organizoi Partia Socialiste pak ditë më parë. Në fund të seancës plenare, ai u betua para nisjes nga puna të detyrës së re. Përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, respektivisht Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së, Eugen Volfart në unison e ka përshëndetur këtë vendim të Kuvendit duke theksuar se bashkëpunimi e votimi konsensual do të japë shumë shpejt rezultate në dobi të popullit shqiptar referuar kësisoj kërkesës për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE. Pak orë pas miratimit të kandidaturës së tij në Kuvend, Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ftuar në emisionin e gazetarit Denis Minga, "Studio 24", në televizionin NEWS 24, përshëndeti konsensusin mes palëve në Kuvend, duke e cilësuar si një shenjë të mirë për të ardhmen e vendit.
Z.Totozani, si u ndjetë nga votimi konsensual në Kuvend?
Sigurisht që është një konsensus nga më të mëdhenjtë e arritur mes dy palëve për zgjedhjeve e figurave të larta për në organet kushtetuese. Kjo më bën të ndihem krenar përballë kësaj përgjegjësie të madh. Është i rëndësishëm fakti që zgjedhja e Avokatit të Popullit me këtë shumicë do ta përafrojë vendin drejt BE-së pasi u plotësua 1 nga 12 kriteret.
Kryeministri Berisha por edhe deputetë të mazhorancës, pavarësisht konsensusit që ju kanë dhënë, ju kanë cilësuar si një figurë politike. Si do t'i zhdukni këto paragjykime?
Vij nga një kulturë familjare me kritikë të zhvilluar. Kritikat në terrenin shqiptar janë jo gjithmonë të pëlqyeshme. Në këtë kuptim do të thoja që nuk besoj se jam një njeri militant por jam një njeri kritik dhe sigurisht do të mbetem i tillë. Kritikat e mia kanë qenë pozitive dhe jo nihiliste. Ato kanë patur për bazë një shqetësim të natyrshëm qytetar që e kanë si të majtët dhe të djathtët. Nuk besoj se do të jetë i vështirë realizimi me sukses i kësaj detyre të lartë e sublime në respekt të ligjit dhe në koherencë me bindjen e mia. Jo gjithçka që është thënë për mua ka qenë e saktë. Është thënë që kam qenë avokat i z.Kokëdhima apo se jamë një militant i prapë dhe i egër. Absolutisht kjo nuk është e vërtetë. Kur e kam dëgjuar atë ditë kryeministrin Berisha, kam menduar se bënte shaka.
Përse?
Sepse unë nuk e kam ushtruar asnjëherë profesionin e avokatit të z.Kokëdhima. E vetmja lidhje me të ka qenë fakti që unë kam botuar shkrime në gazetën e tij "Shekulli". Megjithatë pavarësisht këtyre deklaratave për asnjë çast nuk mendoj që Avokati i Popullit dhe qeveria nuk do duhet të bashkëpunojmë. Avokati i Popullit duhet të jetë një institucion i hapur për bashkëpunim. Përsa i përket paragjykimeve kam dëgjuar shumë këto kohë deri dhe akuza se uë gjoja jam me prejardhje sllavo-komuniste etj. Ka një përgjigje ndaj paragjykimeve dhe përgjigjia ime për t'i zhdukur ato është puna e sotme dhe e nesërme e këtij institucioni, detyra themelore e të cilit është mbrojta e të drejtave dhe lirive të njeriut përballë shkeljeve dhe veprimeve të paligjshme të administratës publike. Nuk kemi kundërshtar ne si institucion. Nuk mund të ketë një institucion kushtetues kundërshtarë por vetëm partnerë.
Ideja për të hyrë në garën e hapur nga PS për kandidatin e Avokatit të Populli ju lindi vetë apo ja u ka propozuar dikush?
Më ka lindur mua. Gjatë aktivitetit tim në rradhët e shoqërisë civile jo rrallë herë kemi ndeshur vështirësi edhe me të mos të kuptuarit të roleve midis njerëzve që jo rradhë herë na kanë penguar në punën tonë.
Si e vlerësoni garën?
Ka qenë një garë e fortë, e ndershme, transparente e publike.
Si i keni marrëdhëniet me kreun e PS-së, Edi Ramën?
I kam shtrënguar dorën vetëm një herë në jetën time. Nuk e kam njohur më parë.
Kur ka ndodhur kjo?
Ditën që z.Rama na mblodhi në selinë e PS-së të 12 kandidatëve. Nuk kam patur asnjë kontat tjetër me të më parë.
Po për liderin e opozitës cili do të ishte komenti juaj?
Do të ishte një falendeirm i sinqertë për faktin se krijoi shpresë në këtë proces. Nuk e them vetëm unë që fitova por të gjitha deklaratat e ndërkombëtarëve për procesin i cili u vlerësuar si transparent, publik e korrekt. Do ta falenderoja me gjithë shpirt që i krijoi të rinjëve si puna ime që nuk kanë miq në politikë një shpresë për të rinjtë që dalëngadalë dhe këtu po futen forma me karakter europian rekrutimi. Kjo duhet të shtohet e të përdoret edhe në vendet e tjera të administraës publike. Në funksion të kësaj unë premtoj se në institucionin që unë përfaqësoj, për çdo vend pune bosh do të ketë vetëm garë të ndershme.