E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi, sot në stadium për të ndjekur Kukësin

Në stadiumin “Qemal Stafa”, për të ndjekur sfidën europiane mes Kukësit dhe turqve të Trabzonsporit, pritet të jetë edhe tekniku i Kombëtares, Xhani De Biazi. Duket se jo vetëm ecuria e Kukësit, por edhe interesi për disa futbollistë që aktualisht janë pjesë e kuksianëve, ka nxitur që tekniku i Kombëtares ta ndjekë nga afër këtë sfidë. Futbollisti i parë për të cilin interesohet është mesfushori Ylli Hoxha. Vitin e shkuar ai bëri prezantimin e parë në Superligë, duke pasur interesin edhe te Kombëtarja. Vetëm pak javë më parë Hoxha dhe Musolli morën pasaportat shqiptare. Futbollisti tjetër për të cilin ka shfaqur interes De Biazi, sipas “Asport”, është mbrojtësi Renato Malota, që pas disa eksperiencave, ka shkëlqyer dhe pritet të jetë një afrim i ri në Kombëtare.

(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›