E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, momenti kur vajza e vogël e kupton se nuk ka vdekur

DAMASK-Emri i saj është Junma dhe është një vogëlushe e mbijetuar, pas sulmit me armë kimike në Siri.
Vajza humbi të dy prindërit në bombardimet kimike pranë Damaskut dhe një video që qarkullon në internet tregon momentet e rënda, kur ajo zgjohet dhe kupton se është gjallë.

“Unë jam i gjallë, jam gjallë”, bërtet vajza në një gjendje tepër të rënduar piskologjike, ndërsa një infermiere përpiqet ta ngushëllojë e qetësojë, dicka që duket e pamundur.

1 300 njerëz, në mesin e të cilëve shumë janë fëmijë, vdiqën dje si pasojë e sulmeve kimike në Damask. Vogëlushja fatmirësisht nuk ishte në mesin e tyre, por … ishin të dy prindërit e saj.

(anilajole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›