Thaci: KQZ të respektojë Kushtetutën, serbët e veriut të marrin pjesë në zgjedhje
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetjen Komisionit Qendror Zgjedhor për të organizuar zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, por njëkohësisht ka kërkuar nga ky institucion që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Thaçi u ka bërë thirrje sërish serbëve të veriut që të fillojnë përgatitjet dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku u shpreh se gjatë bisedës telefonike që zhvilloi dje me baroneshën Catherine Ashton kanë rënë dakord që takimi i radhës me kryeministrin serb të mbahet të martën, më 27 gusht, ku pritet të arrihen disa marrëveshje, duke mos përjashtuar edhe atë mbi telekomin dhe energjinë. Ai ka deklaruar gjithashtu se gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konfirmuar sërish mbështetje e fortë për këtë proces.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)