E Diel, 1 Nëntor 2026

De Brichambaut Mbeshtesim Shqiperine ne rrugen drejt BE-se

Mbeshtesim Shqiperine qe te jete nje vend aktiv nga 56 vendet por gjithashtu do ta mbeshtesim ate ne rrugen e integrimit ne familjen e madhe ate te Bashkimit Evropian. Keshtu deklaroi dje Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut gjate nje konference te perbashket me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ne Tirane. De Brichambaut kerkoi qe partite politike shqiptare te respektojne ligjet ne raport me zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne do te sjellim nje grup per monitorimin e zgjedhjeve lokale. Une besoj se Shqiperia ka perpara nje te ardhme te shkelqyer ndaj ne do ta mbeshtesim ate per te qene nje anetare sa me aktive ne 56 vendet anetare te OSBE-se dhe si nje anetare aktive e NATO-s - tha ai. Nga ana e tij ministri i jashtem Edmond Haxhinasto ka vleresuar rolin e OSBE-se per organizimin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Ai gjithashtu ka vleresuar qendrimet e OSBE/ODIHR-it per sa i perket situates politike ne vend. Qendrimet e OSBE-se jane parimore te cilat njohin legjitimitetin dhe funksionalitetin te sistemit demokratik dhe institucioneve te vendit - theksoi Haxhinasto. Ne lidhje me dhunen e 21 Janarit Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut theksoi se mbeshtet nje hetim te paanshem dhe transparent te Prokurorise se Pergjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›