De Gea mesazh Alcantarës: Shihemi në Manchester

Thiago Alcantara ka marrë shumë urime për 3 golat e tij në finalen e Kampionatit Evropian për grupmoshat U21. Talenti i Barcelonës u shpallë lojtari më i mirë i ndeshjes finale ndaj Italisë.
Topin me të cilin i shënoi 3 gola ai i ka marrë me vete në të cili janë shkruar shumë urime. Një nga ta ngre shumë dilema për të ardhmen e tij.
"Shihemi në Manchester" shkruan në topin e finales. Ky mesazh sipas të gjitha gjasave është shkruar nga portieri i Manchester United, David De Gea./Indeksonline/