De Gea mohon kalim në Man Utd
Nga Express më 26 maj 2011 në ora 14:42
Portieri i Atletico Madridit David de Gea ka mohuar arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e tij te kampioni i Premierligës Manchester United.
21 vjeçari thuhej se do ti bashkohet Djajve të Kuq pasi menaxheri Sir Alex Ferguson theksoi të martën se klubi kishte punuar në transferimin e tij për një kohë të gjatë.
Por, De Gea lëshoi një komunikatë nëpërmjet avokatëve të tij ku mohoi arritjen e çfarëdo marrëveshjeje për kalimin e tij në Manchester United.
“Nuk është e vërtetë se ai ka nënshkruar” tha avokati Jose Bouzas Aragon.