E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ne Superlige. Mund 4-1 Beselidhjen

 Dinamo kap trenin e fundit që mban në Superligë sezonin e ardhshëm, pasi blutë e kryeqytetit fituan 4-1 kundër Beslidhjes në ndeshjen e “play-out”. Kjo ishte mbyllja më e mirë që skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi mund t’i bënte këtij kampionati të dështuar dhe të mbushur me shumë polemika. 
Sfida e luajtur në fushën neutrale të Kavajës do të niste me dominimin e Dinamos, por skuadra nga kryeqyteti do të ndëshkohej në aksionin e parë të Besëlidhjes. Lezhjanët do të kalonin në avantazh në minutën e 36-të me Nikën, duke i dhuruar një surprizë të hidhur kundërshtarëve të tyre që shiheshin si favoritë për këtë ndeshje.

Gjithsesi, ëndrra e Beslidhjes për të luajtur në Superligë sezonin e ardhshëm do të zgjaste shumë pak. Dinamo do të përmbyste rezultatin brenda dhjetë minutash, duke barazuar shifrat në fillim me Ferraj, ndërsa më pas do të kalonte në avantazh me Martinën. 

Golii argjentinasit do të kthente qetësinë te skuadra nga kryeqyteti që në fraksionin e dytë të takimit do të vuloste suksesin me dy gola të tjerë. E pafuqishme Beslidhja për t’i rezistuar skuadrës që një vit më parë fitoi titullin kampion, e cila do të gjente golin e tretë me Allmucën, përpara se Vila të mbyllte fitoren me një goditje të shkëqyer në minutën e 64-rt. 

Në fund 4-1 për Dinamon, që ka shpëtuar sezonin e saj duke u bërë pjesë e 14 skuadrave që do të luajnë në kampionatin e ardhshëm elitar të futbollit shqiptar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›