E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas është “spiuni” i Barcelonës

Shumë pak persona mund të flasin me siguri për Manchester Unitedin e Sir Alex Fergusonit si Cesc Fabregas, lojtari që prej 7 sezonesh rivalizon me “Red Devils”-at në Premier League.

Është përballur me ta në Champions, në “Carling Cup” dhe “Community Shield”, që kur ishte 17 vjeç. Ekipi i tij është një nga kundërshtarët që Barcelona ka mundur për të ardhur deri në finalen e “Wembleyt”.

Pra i njeh mirë të dyja skuadrat. “Manchesteri do të luajë kundër Barçës, ashtu siç bën gjithnjë kundër nesh, me tre mesfushorë që garantojnë qëndrueshmëri dhe tre në sulm”, është shprehur ylli i “gunners”-ave. Nëse Mourinho është spiuni i Ferguson, Cesc, sipas “El Mundo Deportivo”, është i Barçës.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›