E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Mourinho. Prane zyrtarizimit tek Chelsea

 Emri i Jose Mourinho vazhdon të trondisë opinionin futbollistik edhe tani që kampionati spanjoll është mbyllur dhe Reali i tij nuk luan në fushë. Sipas mediave angleze, trajneri portugez është shumë pranë rikthimit te Chelsea, ku do të zëvendësonte në pankinën e bluve të Londrës, Carlo Ancelottin, i cili u shkarkua nga detyra vetëm pak ditë më parë. 
Mourinho drejtoi skuadrën angleze për tre sezone, nga viti 2004 deri në 2007 ku arriti të kthente titullin kampion pas shumë vitesh në klubin londinez. Më pas aventura e tij në Premier Ligë u mbyll me transferimin te Interi, përpara se të merrte drejtimin e Realit të Madridit, por raporti i tij me tifozët e Chelsea vazhdon të jetë i shkëlqyer. 

Tani, në të ardhmen e “Special One” projektohet një tjetër rikthim të blutë e Londrës, që janë në kërkim të një trajneri pas largimit të Ancelotti. Sezoni i parë, por i dështuar te Reali i Madridit, e afron më shumë trajnerin me kampionatin anglez.

Mourinho u tranferua te skuadra madrilene me shumë bujë, por nuk arriti t’i jepte fund dominimit të Barcelonës, që fitoi titullin në Spanjë si dhe eliminoi Realin nga Liga e Kampioneve, duke vendosur shumë pikëpyetje në të ardhmen e teknikut portugez që jo pak herë ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premier Ligë.
Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›