E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea nuk e ka portën e garantuar

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 11:26

Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar David de Gean se nuk e ka të garantuar pozitën e portierit titullar në Manchester United.

Spanjolli u transferua në Old Trafford nga Atletico Madrid pas triumfit në Kampionatin botëror U-21 me Spanjën dhe pritej të mbushte zbrazëtirën e lënë nga pensionimi i holandezit Edwin van der Sar në fund të sezonit të kaluar.

Por, derisa përforcimi i janarit Anders Lindegaard dhe i riu Ben Amos bënë disa pritje të shkëlqyeshme në fitoren e thellë 7-0 në miqësoren kundër Seattle Sounders të mërkurën, ata dëshmuan se De Gea do të ketë konkurrencë të fortë.

“Sigurisht se kemi transferuar David de Gean për të qenë portieri kryesor. Por, Anders Lindegaard dhe Ben Amos me siguri se i kanë thënë vetes se kanë mundësi të depërtojnë pas pensionimit të Van der Sarit. Është gjithçka e hapur për mua”, tha Ferguson për Sky Sports News.

“De Gea do të luajë të shtunën kundër Chicagos, por ata të gjithë do të kenë rastet e tyre dhe vendimi se kush do të fillojë sezonin do të varet nga mënyra si përshtatet De Gea”, përfundoi menaxheri skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›