Ronaldo befasohet nga përforcimet

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka lavdëruar kualitetet e përforcimeve të reja, që beson se janë përshtatur jashtëzakonisht mirë në ambientin e tyre të ri. Gjiganti madrilen deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës ka transferuar Nuri Sahin, Fabio Coentrao, Jose Callejon dhe Hamit Altintop.
“Të gjithë përforcimet e reja më kanë befasuar. Ata janë duke punuar shumë mirë. Të gjithë jemi duke punuar mirë dhe kemi filluar të përgatitemi për sezonin e ri”, tha Ronaldo për të përditshmen sportive spanjolle Marca. Portugezi shkëlqeu duke realizuar het-trik në fitoren 3-0 në miqësoren kundër skuadrës meksikane Chivas të mërkurën.
“Tre gola brenda 10 minutave? Po, është ndjenjë e mirë. Por, duhet të vazhdojmë të punojmë mirë për fillim e sezonit. Kjo ndeshje ishte ngrohje e mirë dhe jam i lumtur që fituam”, përfundoi Ronaldo. Sulmuesi Karim Benzema theksoi rëndësinë e Ronaldos për ekipin e Jose Mourinhos. “Ronaldo është i madh për ne”, deklaroi reprezentuesi francez.