E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Jong mbron shpenzimet e Cityt

Nigel de Jong ka mbrojtur shpenzimet e mëdha të Manchester Cityt dhe beson se ato kanë përmirësuar shkallën e futbollit në Premierligë dhe paralajmëruan rivalët të rritin shkallën e lojës së tyre.

City shpenzoi qindra milionë funte prej kur Sheikh Mansour bleu klubin më 2008. Edhe pse shumëkush i konsideron këto lloj investimesh si negative për futbollin, De Jong, i cili iu bashkua revolucionit të Cityt më 2009, nuk pajtohet dhe beson se ato kanë shkaktuar që rivalët të përmirësojnë lojën e tyre.

“Ju duhet të shikoni Liverpoolin dhe Arsenalin. Ata kanë humbur atë që unë e quaj shprehinë e tyre të qenit në top katërshe. Ata tani kanë konkurrencë të fuqishme nga skuadrat e tjera”, tha De Jong për Sky Sports.

“Fillimisht, ishte Chelsea. Tani edhe ne jemi konkurrent. Arsenali dhe Liverpooli duhet të konsiderojnë bërjen e investimeve për të përforcuar skuadrat e tyre. Ata nuk mund të shpëtojnë në top katërshe me një politikë modeste të transferimeve. Tani janë gjashtë ose shtatë ekipe që mund të luftojnë për katër pozitat e para në Premierligë”, shtoi reprezentuesi holandez.

De Jong insiston se shpenzimet janë të mira pasi publiku është duke përfituar nga përcjellja e shkallës së lartë të futbollit. “Nëse City nuk do të kishte filluar këtë projekt zhvillimor në Eastlands, tregu evropian tani do të ishte i vdekur. Ne jemi duke krijuar një dallim më të madh mes ekipeve të mëdha dhe të vogla në ligë. Por, përparësia e madhe është se publiku është duke u mësuar që çdo javë të përcjellë futboll të shkallës së lartë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›