E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Jong në shitje

Nigel de Jong do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

Mesfushori defensiv ka refuzuar vazhdimin e kontratës së re, pasi ajo e tanishmja i skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi i ka ofruar atij pagë prej 100 mijë funtesh në javë, por ai beson se vlen më tepër.

Mosmarrëveshjet mes tyre pritet të përcillen me largimin e tij nga klubi në fund të këtij edicioni. De Jong u transferua në City nga Hamburg për 17 milionë funte në janar të vitit 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›