De Marnhac: EULEX, në fokus imuniteti deputetëve

EULEX-i nuk ndalet në kërkesën e tij, për të sqaruar çështjen e imunitetit të deputetëve. Konfirmimin e ka dhënë shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, gjatë vizitës që i ka bërë Prokurorisë Speciale.
Duke mos përmendur emra dhe numrin e deputetëve nën hetime, shefi i EULEX-it ka thënë se i "takon edhe Kuvendit të Kosovës që të merret me këtë çështje, sepse ata janë anëtarë të Parlamentit".
Ai ka mohuar se do të ketë ndonjë plan tjetër alternativ nëse dështon ideja për të sqaruar çështjen e imunitetit, duke insistuar në idenë fillestare.
"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të sqaruar këtë çështje. Duam ta dimë për imunitetin, kur është në pyetje fundi i hetimeve dhe jemi para ndonjë akti më specifik”, ka thënë Marnac.