E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Lavrov takon ministrin e Jashtëm të Gadafit

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve, ''Itar-Tass'', e cila citonte Ministrinë e Jashtme të ketë sqaruar se në takim do të diskutohet për situatën në vend.

Takimi i kërkuar nga Tripoli, sqaronte ministria e Jashtme, do të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të OKB-së dhe Unionit Afrikan për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Libi dhe për të gjetur një zgjidhje politike për situatën.

Dje Lavrov u shpreh kundër njohjes së ''CNT''-s si përfaqësues të vetëm të popullit libian duke deklaruar se ''kjo do të ishte e njëjtë me nxitjen e një lufte civile"./Start/
      

                                                                                             2011-07-19 14:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›