E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 311 mijë të papunë

311 mijë të papunë, numërohen në Maqedoni, kjo sipas statistikave të Agjencisë për Punësim.
 

Sipas të dhënave të publikuara, shifra e saktë e të papunëve është 311.374 persona, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar, numri i të papunëve është zvogëluar për 4.098 persona. Në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, evidentohen mbi 19 mijë të papunë më pak.
 

Numri më i madh i të papunëve është i regjistruar në Shkup me 68 mijë, më pas vijon Tetova me rreth 28 mijë, Kumanova me 25 mijë, Prilepi me 21 mijë, etj. Mosha më e rrezikuar mbetet 20-24 vjeç, ndërsa në këtë moshë, punë kërkojnë mbi 35 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›