Projektligji per mediet ne Shqiperi shqeteson komunitetin e gazetareve

Dhjetera stacione radiofonike dhe kanale televizive funksionojne ne Shqiperi por deri me sot nuk ka nje ligj qe rregullon kete treg. Mungesa e tij eshte pasoje e mosmarreveshjeve te thella dhe e krizes se besimit qe kane karakterizuar marrdheniet mes maxhorancave dhe opozitave. Por tani domosdoshmeria e miratimit te nje ligji per transmetimet audio- vizive i tejkalon keto mosmarreveshje. Fjala eshte qe tani ky ligj eshte pjese e paketes se kushteve qe Komisioni Europian i ka vene Shqiperise pe te shqyrtuar ose jo aplikimin e saj te ketij viti per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE pas refuzimit vitin e kaluar.
Ne keto rrethana projektligji i hartuar dhe miratuar me ngut nga qeveria e Tiranes dhe i derguar per diskutim ne Komisionin Parlamentar te Medias ka ngjallur shqetesim tek grupet e interesit. Aleksander Cipa kryetar i Unionit te Gazetareve profesioniste te Shqiperise thote se projektligji perpiqet te vere mediat audio- vizive nen kontrollin e qeverise.
Shqetesime per politizim te entit te ri
Jemi te shqetesuar per kompetencat qe projektligji i jep qeverise permes ministrit te Teknologjise dhe Informacionit per te propozuar akte ligjore dhe nenligjore. Keto kompetenca projektligji ia jep edhe Entit te ri qe pritet te krijohet qe projektligji e parashikon te jete si Keshilli Kombetar i Radiove dhe Televizioneve - thote Z. Cipa.
Projektligji parashikon ta quaje entin e ri Keshilli Kombetar i Telekomunikacioneve. Por projektligji nuk jep asnje informacion mbi menyren se si do te zgjidhen anetaret e tij sa do te perfaqesohen gazetaret qe jane eksperte ne fushen e mediave audio ndash vizive. Shqetesimi me i madh per Kreun e Unionit te Gazetareve profesioniste eshte mundesia e politizimit te ketij enti.
Me kete Ent nuk duhet te ndodhe si ne zgjedhjet e deritanishme te Keshillit Drejtues te RTSH apo te KKRT ku anetaret e tyre perfaqesojne partite pra prioritar eshte eshte kriteri politik dhe jo profesionalizmi dhe ekspertiza ne fushe - thote Aleksander Cipa.
Projektligji lejon privatizime qe favorizojne monopolet
Nje shqetesim tjeter i komunitetit te gazetareve dhe punonjesve te tjere ne median audio- vizive eshte menyra sesi ky projektligj hap driten e gjelber per privatizimin e aseteve te RTSH shqiptar te vetmes strukture kombetare publike. Eumlshte fjala per stacionet e transmetimit dhe pikat ku vendosen antenat ku kontraktohen operatore lokale kombetare dhe nderkombetare. Keto asete konsiderohen pjese e pasurise publike qe i perkasin gjithe shoqerise. Por projektligji nuk ndalon dike qe eshte aksioner apo pronar ne nje kompani tjeter mediatike te privatizoje keto asete.
Nje person pjesemarres ne kapitalin e nje shoqerie mediatike me shtrirje kombetare nuk mund te marre pjese edhe ne kapitalin aksioner te shoqerive te tjera. Kjo jo vetem zyrtarizon monopolin mbi tregun audio- viziv shqiptar por ushtron nje presion te drejteperdrejte mbi te drejten dhe lirine e zgjedhjes se cdo profesionisti ne strukturat redaksionale - shpjegon Z. Cipa.
Ne keto kushte ajo qe komunitetit i gazetareve do ti kerkoje komisionit parlamentar te medias eshte qe ne privatizimin e aseteve te RTSH ata te kene perparesi per ti privatizuar asetet e RTSH. Por amendimet e ketij projektligji shkojne me tej
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe Juglindore ku asnje orognizate dhe shoqate kombetare nuk jane favorizuar per te marre pjese ne privatizimin e aseteve apo mjediseve publike si nje mundesi per te ushtruar atje veprimtarine e tyre. Mungojne ne Shqiperi qendra kombetare e medias pallati i shtypit etj si jane ne vendet fqinje - thote Aleksander Cipa.
Unioni i gazetareve profesioniste te Shqiperise pritet te adresoje keto shqetesime bashke me grupet e tjera te interesit ne Komisionin parlamentar per Mediat para se ky projektligj te shkoje ne parlament per tu diskutuar.
Autore Ani Ruci / Tirane
Redaktoi E. Xhani