De Rada miti arberesh pas Skenderbeut

Vizite ne muzeun kushtuar poetit te madh arberesh Jeronim De Rada ne shkollen ku ai studoi dhe me pas dha mesim dhe ne insitutin me te njejtin emer. Ne kulturen arbereshe te djeshme dhe te sotshme De Rada duket se mbetet idhulli i numer dy i pazevendesueshem pas Skenderbeut.
Pallati De Rada Lice Klasik me bustin e De Rades Insituti De Rada muze per De Raden cmime De Rada qender nderkombetare studimesh deradiane programe deradiane bursa deradiane...
Te gjitha keto ia kushtojne atij dhe vetem atij. Jeronim De Rades 1814-1903 poetit dhe shkrimtarit me te rendesishem italo-shqiptar te periudhes romantike. Sic ai iu kushtoi poezite e shpirtit duke u folur ne gjuhen meme edhe arbereshet pas Skenderbeut ate ruajne ende ne shpirt si legjende e cila ze hapesirat paresore ne gjithcka arberore. analizon drejtori i Muzeut te Kostumografise ne San Cosmos Albanese prof. Francesco Perri.
Nese Skenderbeut i mbeten eshtrat larg syve te arbersheve te merguar dhe u be engjelli shpirteror i paprekshem De Rada jetoi prane tyre ne ato shtepi ne ato shkolla ne ato rruge qe mbeten edhe pas vdekjes se tij po aty. Skenderbeu eshte miti i lartesuar dhe i paarritshem por fill pas tij De Rada me vecorite e frymezimit te lartesuar shpirteror artistik ne popull mbetet ende me i prekshmi dhe i pranishmi ne gjithe universin atdhetar dhe kulturor qe frymezon arbereshet. shton serish prof. Francesco Perri.
Liceu Klasik i De Rades
Studioi qe femije aty. Por me pas dha edhe mesim aty. Dhe fotoja e De Rades tanime gjendet mu ne krye te kendit. E varur ballore ne mur sapo hyn tek porta kryesore.
I madhi De Rada ka qene dy here bujtes ne Liceo Classico di San Adriano me pas i transferuar ne San Demetrio Corone e dikur nje nga kolegjet me te rendesishem te Kalabrise.
Ky lice i mocem me zanafille vitin 1732 u ngrit me 12 mije dukate te dhena si dhurate nga vete Mbreti Vittorio Emanuele dhe G. Garibaldi per tua shperblyer ne njefare menyre arberesheve ndihmesen e madhe qe ata dhane per bashkimin e Italise nen udheheqjen e Garibaldit. Edhe sot mbi muret e ketij Liceu Klasik tashme gati 300-vjecar gjendet nje pllakat ku renditen te gjitha keto dedikime nga vete mbreti dhe Garibaldi per ndihmesen e arberesheve.
Ne fillim u perdor per formimin e prifterinjve pastaj edhe te laikeve. Aty mesohej filozofi greke latine humaniste nga ku nisen te dilnin figura te shquara ne historine e komunitetit arberesh. Dhe ne 1900 nisen te mberrijne edhe studentet e pare nga Shqiperia shpjegon studiuesja e gjuhes shqipe arbereshja 33-vjecare Adriana Ponte. Nje nga keta nxenes nga Shqiperia ka qene edhe Luigj Gurakuqi i cili u be direkt nxenes i De Rades se madh. Ky kolegj eshte nje gur i cmuar i cili ka nxjerre eliten e kultures arbereshe dhe Kalabrise. Ketu lexoheshin libra qe ne pjesen tjeter te Italise ishin te ndaluar. Ngjizeshin ide perparimtare te cilat u bene nxitese te zhvillimit. Dhe pararoje ishin gjithmone arbereshet fale edhe kesaj shkolle thote kryetari i bashkise se Vacarizzo Albanese Aldo Morina.
Dhe kush studionte aty mund edhe te flinte ne konviktin brenda kolegjit. Edhe pse pas 1912-es kolegji u shnderrua ne lice dhe konviktet u hoqen Sposato Gennaro roja prej 20 vjetesh i liceut tregon me pasion krenari dhe keqardhje tjetersimin e dhomave te gjumit menses teatrit. Ja dhe korridoret ku kalonte De Rada thote Gennaro. Por ketu ende mesohet gjuha shqipe duke e ballafaquar me arberishten apo edhe historia e Shqiperise fale nje stafi mesuesish arbereshe bibliotekes se pasur qe kemi edhe me libra shqip. Plus kesaj merren edhe dije te pergjithshme mbi kulturen italiane si ne cdo lice tjeter klasik shpjegon mesuesi arberesh i ketij liceu Pino Liguori.
E nese hidhesh nje hop anash godines nga oborri i gjelberuar duke ndjekur rojen e zellshem qe deshiron te zbuloje gjithe thesaret e kesaj shkolle gjen ne qender bustin e De Rades. E perkarshi bustit edhe nje pllakate kushtuar nxenesit te tij Luigj Gurakuqit.
De Rada nisi te jape mesimin e gjuhes shqipe ne kete lice saktesisht ne 1891 por nuk mundi per shume vite pasi vdiq ne 1903. Ishte me origjine nga nga Makia por shume e identifikojne edhe sot me San Demetrio Corone meqe studioi aty dhe u kthye per te jetuar pas ikjes ne Napoli i zhgenjyer nga revolucioni i 1848-es.
Pallati De Rada
Ndryshe ne italisht Palazzo De Rada gjendet cuditerisht fare prane shtepise se Zef Serembes ne San Cosmos Albanese. Mu ne kryqezimin mes dy udheve ku cdonjera mban emrin e njerit dhe tjetrit poet. Aty si per te plotesuar edhe me paq frymezimin hyjnor edhe kisha e San Pietro e San Paolo me mbishkrimin arberisht Ka dera Qishs.
Ne katin e pare te ketij pallati te shnderruar ne muze eshte vendosur artileria e rende karroca qe perdorte familja per daljet e saj nje instalacion artistik ne qeramike e qe vjen duke u ngushtuar e lartesuar nga dyshemeja drejt tavanit. Por qeramike edhe me perzierje dylli i shkrire ne pika dhe ngrire e kesisoj sikur mbart edhe simboliken e shpirtit te De Rades. Por edhe krevat dollape karrige gjithcka qe nipi i De Rades ka pasur ne shtepi e ka dorezuar aty.
Ne katin e dyte ne njerin kend jane grumbulluar fotot e familjes dhe mobiljet. Jeronim De Rada Girolamo De Rada por edhe djali i tij Giuseppe De Rada dhe nipi Girolamo De Rada Junior. Ky i fundit ish-kryetar bashkie i San Cosmos Albanese eshte edhe ai qe ka dhuruar gjithcka kishte ne shtepine e tij per kete muze. Nuk mungon varur ne mur edhe nje dekorate Medalje e Arte nga Komiteti i Kryetareve te Bashkive ne Rome per klas te vecante me karakter atdhetar dhene pikerisht nipit De Rada Junior. Por edhe i biri i Jeronim De Rades Giuseppe e vijoi traditen e te atit si ne poezi ashtu edhe ne studimin e gjuhes shqipe.
Me pas vijon pikerisht nipi De Rada Junior i cili bashke me poetin italian Vincenzo Selvaggi ne vitet 60-70 botojne gjithe vepren e De Rades. Nje seri e plote e saj gjendet pikerisht ne raftet e bibliotekes ne katin e dyte te muzeut ku eshte perqendruar gjithcka e dokumentuar e poetit.
Por na vjen keq qe nuk kemi fonde per te studiuar gjithe dokumentacionin leterkembimin arkivin e plote qe na ka dhuruar nipi i tij ne kete muze por i leme ne rafte nen pluhur e ne kuti pertoke thote studiuesja arbereshe Annunziata Bua.
Dhe pervec pjeses se sistemuar mire te librave ekziston edhe kaosi i plote sidomos tek leterkembimet. Ato jane gjithashtu te pahapura fare. Nese mundesh te hapesh tek-tuk ndonje prej tyre zbulon gazeta ne shqip te derguara nga diaspora shqiptare. Gazeta te kohes kur ne Shqiperine komuniste perbenin herezi. Por qe me sa duket nipi i De Rades i kishte si dergime shume te shpeshta. Por duhet shume kohe dhe studime te verteta qe te deshifrohen gjithe keto kuti te mbushura plot. Ende nuk e dime se cfare ka aty thote Annunziata. Duke bere te fantazosh ndoshta dhe shume zbulime ende te panjohura deradiane si ne rrafsh artistik ashtu dhe privat.
Nder librat me te vjeter e ndoshta dhe nga antologjite me te vjetra te letersise shqipe qe gjen aty te mbyllur me celes por te dukshem nga xhamat eshte Antologji shqiptare e vitit 1896 e perkthyer ne italisht pikerisht nga vete poeti i madh Jeronim De Rada. Te tjere libra te vjeter te kycur mire jane edhe Poezi shqiptare 1880 Komiteti politik shqiptar ne Napoli Kolonite italo-shqiptare ne Kalabri Poezi shqiptare te Giuseppe De Rada 1880 revista Albania 1920 Gramatika e gjuhes shqipe 1871. Dihet qe De Rada eshte nga te paret studiues te struktures gramatikore te shqipes. Dhe ne te dy veprat gramatikore qe hartoi 1871 1894 vuri ne dukje aspekte te patheksuara me pare nga dijetare shqiptare dhe albanologe. Beri perpjekje te vijueshme per nje alfabet te perbashket te shqipes qe te jepte nje sistem sa me te plote dhe te pershtatshem per shqipen me karaktere latine te plotesuara me shenja diakritike. Ne veprimtarine gjuhesore te De Rades ekziston edhe organizimi i dy kongreseve gjuhesore te shqipes i pari 1895 ne Koriliano Kalabro i dyti 1897 ne Lungro Kongreset gjuhesore arbereshe.
Ne rafte gjen po ashtu te kycur edhe nje botim te vjeter te Kenget e Milosaos por pa date ne kopertine. Botuar nga Insituti i Studimeve Shqiptare ne Rome nen drejtimin e prof. Ernest Koliqit. Nderkohe qe doreshkrimi origjinal i Kenget e Milosaos gjendet ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Tirane.
Dhe vec relikeve deradiane Palazzo De Rada sherben edhe si nje muze i ikonografise bizantine qe kane ruajtur arbereshet ne keto zona. Ne kete muze ne nje rresht te gjate jane ekspozuar edhe ikonostaset.
Instituti De Rada
Kurse verore gjuhe kulturore mesdhetare festivale filmifashion bizneshistori arti letersie etj. Te gjitha ideohen nga nje instutut dhe qender kombetare me emrin De Rada. Shpesh te emertuara si De Rada Summer Institute in Calabria The De Rada Scholarships Girolamo De Rada Grant etj.
Ka rreth dhjete vjet qe vijojne te tilla veprimtari me qender San Demetrio Corone por qe aty me perhapje edhe nderkombetare. Saktesisht ne kete periudhe Instituti Deradian nuk eshte operativ sikurse gjate veres. Drejtuesi i saj prof. Michelangelo La Luna shpjegon se keto kohe gjendet ne SHBA ne Universitetin e Rhode Island ku jep edhe leksione apo ndermjeteson mes tij dhe De Rada Insitute.
Ndersa te tjere anetare gjenden jashte per motive pune ose shendeti. Por Adriano Mazziotti nje nga anetaret e bordit drejtues dhe gazetar per gazeten Il Quotidianone Kalabri shpjegon se jane te shumte projektet qe kjo qender zhvillon sidomos ne vere por edhe gjate gjithe vitit ne bashkepunim edhe me institucione nderkombetare. Ndersa shtepia e De Rades prej vitesh eshte shnderruar ne qender private te familjes e cila nuk mund te vizitohet me por vetem mund te keqyret nga jashte. Ndersa dikur sherbente si qender studimesh pikerisht per Insitutin De Rada.
Per Luigj Gurakuqin
Ne Liceun Klasik te San Cosmos Albanese ku ka dhene mesim Jeronim De Rada e ku ka qene nxenes i tij edhe Luigj Gurakuqi gjendet edhe nje pllakat perbri bustit te De Rades te cilet sikur shohin njeri-tjetrin. Me kete mbishkrim
Patriotit te madh shqiptar Luigj Gurakuqi
1879-1925
Heroi dhe mesuesi i popullit
Qe ketu studioi nxenesi i De Rades. Luftoi per lirine dhe pavaresine e Shqiperise per zhvillimin e arsimit dhe kultures shqiptare i vrare ne Bari nga reaksioni zogist.
Komuna e Shen Mitrit ne 100-vjetorin e lindjes.
1879-1979
Ja nje burse deradiane
Vetem per nxenesit e Harvard
Seksioni i italian i Departamentit te Gjuheve Romance dhe letersite ne Universitetin e Harvardit ka marre nje dhurate bujare nga familja Diaco per te nderuar kujtimin e Teodoro Raffaele Diaco e per te mbeshtetur studimet verore ne Itali. Familja e z. Diaco me origjine nga Kalabria ka deklaruar se do te kmbeshtese studentet e Harvardit per te studiuar ne Institutin De Rada ne Kalabri Itali. Parate e grantit do te jepen ne baze te nevojes financiare dhe te merites.