Eurovizioni Haxhinasto uron Aurela Gacen

Grupi i artistëve shqiptar të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 56-të Eurosong, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto. Më pak se dy muaj nga nisja për në Gjermani ku do të zhvillohet festivali i këngës europiane, këngëtarja Aurela Gaçe e cila ka fituar të drejtën e pjesëmrajes në këtë ngjarje po bën pregatitjet e fundit për një përfaqësim sa më të mirë. Pikërisht ky ka qënë edhe thelbi i takimit me stafin drejtues të Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Ministri Haxhinasto i ka uruar artistëve sukese duke u kërkuar të arrijnë një përfaqësim sa më mirë të Shqipërisë. Sipas tij imazhi që përcjell muzika dhe kultura është shumë i rëndësishëm veçanërisht në momentet që po kalon Shqipëria dhe në sfidat e integrimit. Festivali i Këngës Europiane, Eurosong, do të zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë nga data 10 deri më 14 maj.