E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi-Spaleti, nis kriza

Përveç krizës së rezultateve, Roma duhet të përballet edhe me përplasjen ndërmjet mesfushorit Daniele de Rosi dhe trajnerit Luçiano Spaleti. Sipas gazetës "La Stampa", marrëdhënia e tyre mori "krisje" që prej muajit gusht, madje duke pretenduar se ata u zunë në dhomat e zhveshjes. Në atë periudhë, mesfushori kërkoi disa ditë leje, për të qëndruar pranë bashkëshortes, babai i së cilës ishte rrëmbyer (e më pas u gjend i vrarë). Por, Spaleti e refuzoi kërkesën dhe e përfshiu lojtarin në skuadrën që udhëtoi drejt Londrës, për të luajtur një miqësore me Totenhemin. Ky problem shihet edhe si arsyeja për paraqitjet e dobëta të De Rosit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›