E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siena ofron 100 mijë euro për gol

Siena tundon Ronaldon. Për të afruar në skuadër sulmuesin brazilian, presidenti i klubit italian, Xhovani Lombardi, i ka ofruar 100 mijë euro për çdo gol që ai do të shënojë. Lojtari nuk luan që prej shkurtit të kaluar, kur me fanellën e Milanit dëmtoi tendinën e gjurit në sfidën me Livornon. Aktualisht Ronaldo po stërvitet me brazilianët e Flamengos dhe ofertat nuk kanë munguar, ku mes klubeve të interesuara janë Mançester Siti, PSG, Roma e Sampdoria.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›