E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, i lumtur për Bekhamin

Talenti brazilian i Milanit, Ronaldinjo, prezanton supersfidën e së dielës në mbrëmje kundër Napolit, në të cilën beson se do të jetë në fushë pas mungesës kundër Sienës. "Napoli po kalon një periudhë shumë të mirë dhe meriton gjithë respektin tonë. Për këtë arsye, mendoj se duhet të japim më të mirën tonë. I lamë pas kritikat e fillimit dhe pikë pas pike jemi ngjitur në klasifikim. Bekham? Jam i lumtur që do të vijë dhe shpresoj të na ndihmojë. Ai ka cilësi shumë të mira. Maradona? Jam prej kohësh një nga admiruesit e Maradonës dhe i uroj të gjithë fatin e botës në punën e tij të re. Maradona mbetet një nga idhujt e mi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›