Maradona debuton pa Lionel Mesin
Diego Maradona do të debutojë si trajner i përfaqësueses argjentinase më 19 nëntor, në miqësoren me Skocinë. Në ndeshjen e parë, trajneri 48-vjeçar duhet të bëjë pa shërbimet e Leo Mesit. Kjo për të respektuar marrëveshjen ndërmjet Federatës Argjentinase (AFA) dhe klubit katalan. "Presidenti i Barçës u tregua mjaft korrekt, duke lejuar Mesin të luante në Olimpiadë dhe do ta respektojmë marrëveshjen. Shpresoj që djaloshi të vazhdojë të luajë me zemër për kombëtaren".