E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat me artistët

Para disa ditëve, u hap ekspozita personale e dy artistëve të brezit të rinj, krijues të artit pamor kosovar. Është fjala për ekspozitën e artistëve Artan Hajrullahu dhe Jeton Muja. Ekspozita u hap në Galerinë e Arteve të Kosovës.

Të dy artistet u fokusuan në konceptet: “Udhëtim i lirë” dhe tjetra “ Playboy” e Artan Hajrullahut si dhe “Hetimet vazhdojnë” dhe një koncepti tjetër të pjesës së punimeve me peshore “Matu” të Jeton Mujës.

Ndërsa mbi këtë ekspozitë organizohet debat me dy artistët, të mërkurën, më 31 mars 2010, në orën 11.00 në Galerinë e Arteve të Kosovës.
Panelistët e debatit do të jenë autorët e ekspozitave dhe kuratori Ismet Jonuzi.

Debati është i hapur dhe ftohen artistët, studentët e Arteve si dhe gjithë adhuruesit e artit të vijnë dhe të kontribuojnë me pyetje dhe diskutime.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›