Debat në KQZ mes përfaqësuesve të djathtë
21/12/2011 Ligji për mbetjet, KQZ-ja vendosi dje shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës për referendum
PD, Kosovrasti: Të mos pranohet kërkesa. Ristani: Nismëtarët ta riformulojnë edhe një herë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër dhënien e vendimit për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve. Në mbledhjen e djeshme gjatë shqyrtimit të kërkesës së dorëzuar pranë KQZ-së pak ditë më parë nga 16 nismëtarë, anëtarët e KQZ-së u shprehën të mendimit se kërkesa në vetvete ka mangësi ligjore në argumentimin e saj. Kjo gjë u kundërshtua nga partia Demokratike, e cila kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese, por kërkesa e përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti nuk u pranua nga kryetari i KQZ-së Arben Ristani. Në përfundim u ra dakord që “nismëtarët e Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), të kryesuar nga Blendi Kajsiu dhe Lavdosh Ferunaj), ta riformulojnë dhe një herë kërkesën e tyre”. Të enjten (nesër) në orën 11:00 KQZ-ja do të mblidhet sërish, ku pritet të japë dhe vendimin për mbajtjen ose jo të referendumit kundër plehrave.
Debati i djeshëm
Nga verifikimi i KQZ-së rezultoi se kërkesa e paraqitur përmbush elementet e kërkuara nga neni 126, pika 4, të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003, pasi përmban titullin, numrin dhe datën e miratimit të ligjit, pjesë të të cilit kërkohet të shfuqizohen. Anëtari socialist në KQZ Artan Laze në diskutimin mbi vlefshmërinë e kërkesës theksoi se ka gabime, të cilat janë njerëzore gjatë shpejtësisë së formulimit të saj. “Jo vetëm AKIP, por dhe KQZ-ja kanë bërë gabime në referim të këtij akti. Këto gabime janë për shkak të shpejtësisë dhe këto janë gjëra të riparueshme. Nëse KQZ-ja do të japë të drejtë në shqyrtimin e këtij akti, atëherë KQZ-ja duhet të bëjë sensibilizimin e votuesve, në mënyrë që atyre t’u jepet e drejta për t’u shprehur”, – theksoi Laze. Mendimi i anëtarit të opozitës u mbështet dhe nga kolegu i tij i djathtë në KQZ Hysen Osmanaj. “Kërkuesit kanë bazë ligjore në kërkimin e referendumit. Por, ashtu siç tha dhe kolegu (Artan Laze), kërkesa ka mangësi. Duke iu referuar dhe këtyre mangësive, unë mendoj t’u japim kohë nismëtarëve që të riformulojnë kërkesën e tyre e më pas ta sjellin për shqyrtim”, - tha Osmanaj. Por propozimi i anëtarit të mazhorancës është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti, i cili kërkoi mospranimin e kërkesës si të pabazuar në ligj. “Në nenin 128 të Kodit Zgjedhor përcaktohet qartë se nismëtarëve nuk u jepet e drejta që të riformulojnë kërkesën e tyre, kështu që debati këtu është i kotë, ndaj ju ftoj të zbatoni ligjin”, – deklaroi Kosovrasti. Por thirrjes së bërë nga avokati i PD-së iu përgjigj kryetari i KQZ-së Arben Risani. Duke iu drejtuar Kajsiut dhe Ferunajt si përfaqësues të grupit të nismëtarëve, Ristani u shpreh se “unë personalisht do të isha dakord t’ju jap kohë për riformulimin e kërkesës suaj”.
Kërkesa e AKIP
Më datën 30.11.2011 një grup prej 16 nismëtarësh ka paraqitur një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkojnë fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, konkretisht nenin 22, pika 3 dhe nenin 49. Në argumentimin e tyre ata theksojnë se duke lejuar importin e mbetjeve kontribuojnë në shtimin e ndotjes të mjedisit. “Kjo ndotje shtesë do të shkelte në mënyrë flagrante nenin 59 të Kushtetutës për një mjedis të shëndetshëm. Menaxhimi i mbetjeve kërkon fonde shtesë publike, ku shteti shqiptar shpenzon fondet e tij publike në funksion të menaxhimit të mbetjeve që vijnë nga jashtë. Këto dy nene (22 dhe 49) bien ndesh me objektin e ligjit, ku thuhet: «Dispozitat e këtij ligji zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipëris뻔, - thuhet në kërkesën e AKIP.
Lista e nismëtarëve
Kozara Kati
Blendi Kajsiu
Lavdosh Ferrunaj
Elton Kacidhja
Rajmonda Stefa
Ardian Klosi
Yllka Hida
Teuta Bubësi
Hervin Çuli
Ermira Pirdeni
Andi Tepelena
Leart Kola
Andi Kananaj
Aldo Merkoçi
Geldona Metaj
Denisa Murati