E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur Agjentet e CIA-s paraqiteshin te Enver Hoxha me postet e kryetareve te partive marksiste leniniste motra

Ishte deri ne 100 mije dollare ne vit fondi i solidaritetit qe celej per financime te partive komuniste te botes

Si ka nisur historia e financimit te partive komuniste te botes dhe si qendron e verteta e fondit te fryre qe Shqiperia vinte ne dispozicion te tyre

Poapa Ja pse Enver Hoxha mbante marredhenie me partite m-l te botes

Une mendoj se Enver Hoxha nga sa kam arritur te kuptoj eshte nisur nga shume faktore ku une do te vecoja vetem pak si ne radhe te pare ai e vuante politikisht mungesen e mbeshtetjes se jashtme sidomos pas prishjes me Kinen. Keshtu partite m-l pro shqiptare konceptoheshin si nje mbeshtetje e jashtme. Ne radhe te dyte dhe qe une do te shtoja eshte qe arsyeja me kryesore qe ka ndikuar ne ato marredhenie kane qene iluzionet e Enver Hoxhes e te udheheqjes se PPSH-se per ekzistencen e situates revolucionare ne bote qe sipas tij do te conte detyrimisht ne shperthime revolucionare ne fitoren e revolucionit te vertete dhe per rrjedhoje ne shpartallimin e izolimit te Shqiperise. Ne vetem sot kur jemi njohur me mentalitetin e tanishem politik dhe kushtet e reja historike arrijme ti dallojme qarte ato iluzione te cilat i kemi besuar absolutisht si te verteta.

Ato veprime mund ti quaje pa frike aventurizem politik i ndjekur nga PPSh-ja ka ndikimin e saj ne marredheniet me te ashtuquajturat parti m-l. Kete e them me bindje te patundur pasi ska si te mos e quash te tille veprimin tend politik kur pas tij izolon vendin tend nga bota madje merr mundimin ti kundervihesh asaj me te gjitha energjite e tua pa pyetur se ke ke perpara duke filluar qe nga ShBA-ja BS-ja e deri te Kina. Jo vetem kaq por ben thirrje per revolucion kudo ne bote dhe kete e ben duke u mbeshtetur ne disa grupe dhe parti te cilat me ndonje perjashtim relativ nuk perfaqesonin asgje e nuk kishin kurrfare ndikimi real ne vendet e veta.

Gjithashtu faktor tjeter qe mund te kete ndikuar te Enver Hoxha ne krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve me ato parti apo grupe m-l ka qene pa dyshim edhe nevoja per te qetesuar popullin e vendit i cili nuk mund te mos ishte i preokupuar per politiken e vetizolimit te Shqiperise ne arenen nderkombetare. Marredheniet me keto parti e grupe i sherbenin PPSh-se per te krijuar pershtypjen se Shqiperia nuk eshte vetem e as e izoluar se ne anen e saj jane revolucionaret e popujt ne mbare boten te perfaqesuar gjoja nga partite e forcat m-l.

Nje nga drejtuesit e zbulimit holandez Frits Hoekstra. Ne librin me titull Ne sherbim te BVD-se tregon metodat qe perdorte ne te kaluaren e afert shteti holandez ne bashkepunim me CIA-n amerikane per te percare levizjen e majte ekstreme e cila kishte forcuar pozitat e saj ne Evropen Perendimore

Ish-drejtuesi i zbulimit holandez Frits Hoekstra tregon se kryetari i Partise Komuniste te Holandes qe mbante emrin e rreme Chris Petersen ishte agjent ashtu si dhe disa kolege te tij te cilet priteshin me nderime te medha nga udheheqesit e kohes ne Tirane e Pekin

Per problemin e financimit apo solidarizimit ekonomik qe behej per partite marksiste-leniniste te botes ka qene nje vendim i Sekretariatit te Komitetit Qendror te Partise. Ai vendim miratonte cdo vit nje fond per kete lloj financimi dhe quhej fondi i solidaritetit

Ai fond qe ishte deri ne 100 mije dollare amerikane brenda nje viti mund te harxhohej si maksimum deri ne 50 apo 60 mije dollare

Une kam qene vete 2-3 here ne zyren e Ramiz Alise me cilesine e drejtorit perkates te marredhenieve nderkombetare ne KQ-ne e Partise ku kam marre me doren time dollaret e paketuar dhe te dokumentuar qe ndodheshin ne tavolinen e tij

PK-ja e Kines e cila synonte ti rrembente PK-se te BS-se flamurin e udheheqjes se levizjes revolucionare e antiimperialiste dhe te behej qendra e Botes se Trete pas nje hezitimi fillestar mbeshteti inkurajoi e ne njefare mase edhe financoi krijimin e grupeve te levizjeve te partive te ashtuquajtura marksistendashleniniste

Nje pjese e ketyre partive mendonin qe ta kishin Shqiperine nje qender te propagandes se ideve te tyre majtiste kryesisht permes Radio Tiranes te jashtme

Disa partive u duhej Shqiperia si baze mbeshtetese per pergatitje ideopolitike ne disa raste edhe ushtarake te militanteve te tyre.

Rezyme

Si shiteshin per marksiste agjentet e CIA-s

Rastin me te paster dhe me skandaloz te infiltrimit te agjentures perendimore ne gjirin e se ashtuquajtures levizje marksiste-leniniste e tregoi ne librin e vet te sapo botuar nje nga drejtuesit e zbulimit holandez Frits Hoekstra. Ne librin me titull Ne sherbim te BVD-se ai tregon metodat qe perdorte ne te kaluaren e afert shteti holandez ne bashkepunim me CIA-n amerikane per te percare levizjen e majte ekstreme e cila kishte forcuar pozitat e saj ne Evropen Perendimore pas largimit te partive tradicionale komuniste te Lindjes e Perendimit nga pozitat e meparshme qe dominoheshin nga qellimi final i marrjes se pushtetit me dhune.

Ai zbulon se kryetari i Partise Komuniste te Holandes qe mbante emrin e rreme Chris Petersen ishte agjent ashtu si dhe disa kolege te tij te cilet priteshin me nderime te medha nga udheheqesit e kohes ne Tirane e Pekin. Jo vetem kaq ata trajtoheshin edhe me ndihma financiare te cilat ende nuk jane specifikuar. Destinacioni i ketyre fondeve ishte perhapja e ideve m-l nepermjet mjeteve propagandistike qe ne Perendim kushtojne jo pak.

Njeqind mije dollare caktoheshin nga Sekretariati i Komitetit Qendror i Partise se Punes se Shqiperise per te financuar partite marksistendashleniniste neper bote te cilat mbeshtesnin dhe pershendesnin cdo mendim dhe veprim te saj. Keto fonde u jepeshin atyre partive qe mund te benin kerkesat e tyre per financim ne drejtorine perkatese te Komitetit Qendror apo sipas porosive qe jepnin shefat kryesore te Partise. Keto fakte i tregon tashme ekskluzivisht per gazeten tone vete drejtori i atehershem i Drejtorise se Jashtme ne Komitetin Qendror te PPSh-se Agim Popa. Ne kete interviste te tijen ne standard ai u jep shpjegim pyetjeve qe kane ngelur enigma ne mendjet e shqiptareve te tilla si Cila eshte e verteta e financimeve qe bente Shqiperia per keto parti te ashtuquajtura komuniste A eshte e vertete se keto parti pas marrjes se fondeve ne Shqiperi shperbeheshin dhe shikonin bizneset e tyre Cila ishte procedura e financimit te nje partie dhe cfare preferencash kishte Enver Hoxha per to etj. Gjithcka lexuesi i standardit do ta ndjeke pikerisht ne intervisten e meposhtme te vete zotit Popa.

Zoti Agim kur kane filluar ne te vertete marredheniet e bujshme ndermjet PPSh-se me partite komuniste te dhjetera shteteve ne bote

Eumlshte e vertete se ne periudhen e Shqiperise komuniste shteti yne ne drejtimin e te cilit ishte PPSh-ja kishte marredhenie me dhjetera e dhjetera parti m-l te shperndara ne te gjithe globin.

Sakte sakte marredheniet e PPSh-se me levizjen marksistendashleniniste kane filluar pikerisht pas kongresit te katert te saj te zhvilluar ne shkurt te vitit 1961. Ai kongres ne vetvete ishte ne Shqiperi dhe ne gjithe levizjen komuniste boterore kongresi i pare i zhvilluar ne nje vend fill pas mbledhjes se 81 partive komuniste punetore ne Moske.

Ishte ai kongres qe vendosi dhe rrymen e re te partive komuniste me te cilat PPSh-ja do te vendoste marredhenie te aferta pasi ato nuk u lidhen me krejt levizjen komuniste qe kishte lindur ne bote. PPSh-ja atehere filloi menjehere marredheniet pikerisht me partite marksistendashleniniste staliniste si mund ti quaje ato qe u radhiten ne krah te Partise sone apo qe dolen kunder Hrushovit ne mbrojtje te vijes se Stalinit dhe te PK-se se Kines.

E vecanta eshte se ato parti ishin shume pak ne krahasim me ato qe mbeshteten vijen hrushoviane.

Pra ju po thoni se ne ate periudhe domethene pas mbledhjes se Moskes vete levizja komuniste brenda saj u nda ne dy kampe

Po pikerisht kete po ju thosha. Ishte pra kongresi i katert i PPSh-se i cili u be ne thelb tribuna e pare publike ne boten komuniste ku u ekspozuan qarte keto dy vija apo rryma komuniste punetore qe kishin lindur pas kuvendit te 81 partive. Pra ne ate kongres u shenua carja e pare e madhe ne levizjen komuniste nderkombetare. Por edhe keto marredhenie te PPSh-se me ato parti qe u pozicionuan krah nesh ne mbledhjen e Moskes paten zigzage ne lidhje me politiken e jashtme te Shqiperise.

Si ta kuptoj kete lloj ndryshimi

Ne fillim marredheniet me partite marksistendashleniniste u vendosen ne funksion te prishjes se marredhenieve me BS poststalinist kunder te ashtuquajturit revizionizem hrushovian. Pastaj keto lidhje u vendosen ne funksion te prishjes se marredhenieve me Kinen kunder maoizmit. Se qe ta saktesoj nga ato parti qe PPSh-ja pati lidhje ne kohen qe u bashkuan me ne ne qendrimin kunder Hrushovit u shkeputen me mbrapa kur ne u distancuam nga Kina.

Per sa parti qe u radhiten ne lsquo60-n kunder Hrushovit dhe qe mbeshteten partine tone ne mbrojtje te vijes staliniste dhe te PK-se te Kines behet fjale

Nuk kane qene me shume se 7-8 parti. Madje ato jo vetem ishin pak por edhe nuk ishin te gjitha te vendosura ne mbeshtetje te PPSh-se Kines dhe vijes staliniste. Qe te jem me i sakte mund te kujtoj se ne kete grup partish ishin radhitur konkretisht partite e Indonezise Malajzise Birmanise Korese Vietnamit Kamboxhias Laosit etj. Ne situaten e krijuar ne keto momente PK-ja e Kines e cila synonte ti rrembente PK-se te BS-se flamurin e udheheqjes se levizjes revolucionare e antiimperialiste dhe te behej qendra e Botes se Trete pas nje hezitimi fillestar mbeshteti inkurajoi e ne njefare mase edhe financoi krijimin e grupeve te levizjeve te partive te ashtuquajtura marksistendashleniniste te cilat sakte sakte dolen si fraksione me vete pikerisht nga gjiri i partive te vjetra komuniste ose qe u krijuan jashte tyre.

Me kete fakt po tregoni se PPSh-ja nuk kishte marredhenie me nje parti komuniste te nje shteti por vetem me nje fraksion te saj apo me nje parti te dyte komuniste te krijuar ne ate shtet

Po. Vetem pak ishin partite qe perfaqesonin te gjithe levizjen komuniste ne nje shtet dhe qe ishin rreshtuar ne krah te qendrimit shqiptar.

Po kur PPSh-ja prishi marredheniet me PK-ne e Kines u krijua carje e re brenda rrymes se krijuar ne lsquo60-n

Shperberja e marredhenieve shqiptaro-kineze u be ne vitin 1976 pikerisht pas kongresit te shtate te PPSh-se. Ne ate kongres partia shqiptare denoi teorine e tri boteve te Mao Ce Dunit. Edhe ne kete periudhe ashtu si ne lsquo60-n me rastin e BS-se u shkaktua nje carje tjeter brenda asaj levizjeje komuniste qe u pozicionua ne te njejtin krah ate vit. Ne konfliktin e ri te porsakrijuar ne ate kohe pjesa me e madhe e partive dhe grupeve marksistendashleniniste ashtu si ne rastin me Hrushovin u bashkuan kunder PPSh-se. Ato perkrahen PK-ne e Kines kunder PP-se se Shqiperise. Ne ato kushte linden dhe paten mbeshtetjen e PPSh-se nje numer partish e grupesh m-l proshqiptare dhe antimaoiste te cilat iu shtuan atyre ekzistuese qe mbajten anen e PPSh-se kunder PK-se te Kines. Ketu do te vecoja PK-ne e Brazilit apo dhe disa te tjera.

Zoti Agim a e keni pasur kete mendim kur ju drejtonit pikerisht drejtorine me te rendesishme te Komitetit Qendror te PPSh-se e cila pothuajse ishte krijuar posacerisht per tu marre me delegacionet dhe marredheniet politike nderkombetare

Qe te jem i sinqerte atehere edhe une besoja absolutisht ne iluzionet e krijuara ne mendjet e lidershipit te Partise. Diskutimi tim i tanishem eshte krijuar ne baze te koncepteve te reja qe kane zene vend te une si rezultat i kushteve politike dhe shoqerore qe u krijuan me vone.

Cili ka qene ne te vertete synimi dhe interesi i partive m-l ndaj Shqiperise

Atyre ne radhe te pare u duhej mbeshtetja edhe emri i vendeve socialiste si Kina dhe Shqiperia ose edhe vetem i Shqiperise qe iu kundervune shumices derrmuese te levizjes komuniste nderkombetare. Kurse nje pjese e ketyre partive mendonin qe ta kishin Shqiperine nje qender te propagandes se ideve te tyre majtiste kryesisht permes Radio Tiranes te jashtme. Disa te tjereve u duhej Shqiperia si baze mbeshtetese per pergatitje ideopolitike ne disa raste edhe ushtarake te militanteve te tyre. Ata kishin nevoje per shkembim mendimesh e pervoje me PPSh-ne. Kishte edhe te tjera qe kishin nevoje te merrnin ndonje ndihme financiare per veprimtarite e veta.

Sigurisht Shqiperia e drejtuar nga Partia e Punes kishte politikat e veta ne drejtim te ndihmes sidomos asaj financiare qe i bente levizjes komuniste nderkombetare

Per problemin e financimit apo solidarizimit ekonomik qe behej per partite marksiste-leniniste te botes ka qene nje vendim i Sekretariatit te Komitetit Qendror te Partise. Ai vendim miratonte cdo vit nje fond per kete lloj financimi i cili quhej fondi i solidaritetit. Ky fond i atashohej Sektorit te Jashtem te Komitetit Qendror te PPSh-se per zbatim.

Pra ato fonde i viheshin ne dispozicion drejtorise perkatese ne Komitetin Qendror te PPSh-se e cila drejtohej nga ju

Une me te vertete isha drejtor por per sa i perket perdorimit te fondeve te ketilla i kisha teper te kufizuara kompetencat per te mos thene skisha fare pasi per to kishte specifika te tjera. Une po ju them se shteti komunist kishte rregulla te hekurta te funksionimit te tij aq me shume kur flitej per fonde. Mos kujtoni ju se ka ndodhur ajo qe thuhet poshte e lart se mund ti merrje leke Enverit. Kishte bir nene tia shkonte atij per keto pune Konkretisht ne si sektor kishim detyre te harxhonim nga ky fond solidariteti duke sponsorizuar partite e ndryshme m-l ne baze te kerkesave qe ato mund te benin prane drejtorise sone. Por si procedure kjo gje zgjatej edhe me tej deri ne mbledhjen e Sekretariatit te Komitetit Qendror te Partise per ti shqyrtuar kerkesat ne vecanti tek e tek. Pra ishte Sekretariati qe miratonte fondin vjetor dhe po ai qe miratonte cdo sponsorizim ne vecanti. Kemi parasysh ketu se ne loje kishin hyre shume specialiste dhe studiues per te vertetuar gjithcka qe kishte deklaruar partia e cila kerkonte te sponsorizohej. Me shume akoma them se ne kete loje hynin edhe shume parti te tjera te cilat kishin krijuar nje besim te vazhdueshem te partia jone te cilat jepnin garanci per shume pika per ata qe kerkonin fond.

Mund ta di sa ishte shuma e gjithe fondit vjetor qe vihej nga shteti per te ndihmuar financiarisht keto parti

Nuk ishte me e madhe se 100 mije dollare. Madje kete fond Enver Hoxha deri ne momentin qe kishte marredhenie te mira me Kinen e siguronte nga ajo.

Si ta kuptojme kete

Une ju shpjegova se pas shkeputjes se Bashkimit Sovjetik nga rryma e levizjes politike ne te cilen ishte perfshire Shqiperia Kina donte te merrte ne dore flamurin e udheheqjes se levizjes revolucionare dhe antiimperialiste dhe qe do te behej qendra e Botes se Trete. Per kete ajo pas kerkeses se bere nga PPSh-ja ne fillim pati nje hezitim pastaj inkurajoi dhe financoi krijimin e ketyre grupeve. Ne kete nisme vinin dhe ne Shqiperi dollaret qe do te perdoreshin per kete qellim.

A eshte i besueshem nje fakt i tille i cili ben te ditur se Shqiperia i merrte nga Kina leket qe do te perdorte per sponsorizime

Kete e them une qe kam qene protagonist direkt ne keto veprime. Une kam qene vete 2-3 here ne zyren e Ramiz Alise me cilesine e drejtorit perkates te marredhenieve nderkombetare ne KQ te Partise ku kam marre me doren time dollaret e paketuar dhe te dokumentuar qe ndodheshin ne tavolinen e tij te cilat kishin ardhur nga Kina per punet e solidaritetit internacionalist m-l. Ato une si i merrja i coja per ti derdhur ne llogarine bankare qe ishte caktuar per ate cka ju fola.

Mund te kishte mundesi abuzimi financiar ne nje rast te tille

Po te shikosh menyrat e drejtimit te shtetit te sotem edhe mund ta mendosh nje gje te tille ndersa po te hedhesh shikimin ne ate periudhe qe po flasim nuk te shkon as ne mend per te dyshuar. Atehere nuk te linte ligji dhe procedurat e hekurta te cilat ndiqeshin me pergjegjesi absolute te beje as me te voglin abuzim edhe ne qofte se e coje nder mend. Madje cdo procedure shoqerohej me kontrolle te shumefishta.

E harxhonit te gjithe fondin e solidaritetit vjetor brenda afatit

Absolutisht jo. Nga ai fond qe sic ju thashe ishte deri ne 100 mije dollare amerikane brenda nje viti mund te harxhohej si maksimum deri ne 50 apo 60 mije dollare.

Mund ti sqaroni procedurat se si perdorej ai fond

Te gjithe te interesuarit per kete gje ne fillim benin kerkesen ne drejtorine perkatese te KQ-se e cila ishte pikerisht drejtoria jone. Ne ate kerkese ata parashtronin nevojat e tyre partiake qe kishin nevoje per financim urgjent. Keto financime ne te shumten beheshin per propaganden apo per botim materialesh te ndryshme partiake. Pasi i permblidhnim te gjitha arsyet qe shtronin dhe nevojat e tyre ne pergatisnim materialin e plote dokumentar per ta dorezuar ne Sekretariatin e Komitetit Qendror te Partise per te miratuar ose jo fondin e kerkuar. Ne raste te pergjithshme ne jepnim mendimin tone i cili mund te ndikonte ne vendimet e Sekretariatit. Nuk harronim te merrnim edhe mendimin e disa partive serioze dhe me eksperience per kete gje. Gjithashtu ne keto financime kishim parasysh ne radhe te pare historikun e partise qe kerkonte parate rolin e saj politik ne jeten e vendit etj. etj. Por kishte dhe raste kur na udhezonin nga Sekretariati qe te pergatisnim dokumentacionin per te financuar ate ose kete parti me kaq fond. Keto raste ishin per parti qe kishin bere kerkesen direkt ne udheheqjen e larte sidomos ne rastet kur VIP-at kryesore te PPSh-se ishin ne delegacione jashte shtetit.

Sa ishte financimi qe mund ti behej nje partie ne nje rast te tille

Minimumi arrinte deri ne nje mije dollare. Maksimumi nuk i kalonte 20-30 mije dollaret. Por ky maksimum prej deri ne 30 mije dollare eshte sponsorizuar ne raste teper te vecanta kur eshte pare dhe studiuar gjate jo nga nje por nga disa specialiste. Sidomos eshte marre parasysh edhe historia e marredhenive te tyre me PPSh-ne dhe sidomos serioziteti i prezantuar nga ata ne te gjitha periudhat.

Thuhet se ne ate periudhe krijoheshin parti te tilla m-l te cilat vinin ne Shqiperi merrnin fonde dhe kur shkonin ne vendet e tyre e shperdanin fare partine ndersa fondet e siguruara ne vendin tone i perdornin per bizneset e tyre private

E kam degjuar edhe une kete aludim. Une per sa me pyesni po flas me kompetence profesionale duke e pergenjeshtruar publikisht se nuk ka pasur asnje mundesi te tille nga ndonje parti per te bere si te donte me fondet tona. Une ju fola per gjithe ato procedura. A e kuptoni ju se Enver Hoxha mund te kishte shume probleme drejtuese nga keto qe i radhisin tashme por nje gje duhet te keni parasysh se atij nuk ia hidhte kush ne te tilla raste. A ju shkon ne mend se mund tia punoje Enver Hoxhes ne kete menyre. Ai jo vetem qe i kontrollonte mire ato fonde qe jepte por ato ishin aq te vogla saqe vetem procedurat e gjata qe kerkonin nuk ia vlenin qe tu niseshe per ti arritur e jo me te beje biznes. Jo vetem kaq por ai ato leke nuk i merrte as nga fondi i shtetit por ndihmohej nga Kina.

Pse jeni kaq i bindur ne mendimin tuaj

Sepse financimi nuk i behej cdo lloj partie te cilat mund te ishin te porsakrijuara. Pastaj kishim parti te tilla te konsoliduara te cilat shikoheshin me preference nga ne dhe ata jepnin mendim nese duhej bere nje financim. Pra ne raste te tilla pyeteshin edhe te tjera parti. Keshtu qe as qe mund te behej fjale te merrte leke ndonje parti e porsakrijuar apo pa aktivitet te gjate politik dhe per te cilat nuk kishin dhene konsiderata shume parti besnike te PPSh-se sic ishte ajo e Brazilit.

Thate se nga fondi vjetor prej 100 mije dollaresh qe percaktoheshin per solidaritein internacionalist harxhonit vetem 50-60 mije dollare ne vit me te tjerat cfare behej

Ai ngelej i depozituar ne banke ku ne si drejtori ne fund te vitit perfitonim dhe interesat e bankes ndersa shumes se pergjithshme i shtohej dhe fondi prej 100 mije dollaresh qe celej ne vitin ne vazhdim. Ne kete menyre ato mbarteshin ne cdo vit duke arritur te ngeleshin te rezervuara ne sasi te medha.

E mbani mend se sa ka arritur sasia e ketij fondi te shumefishuar

Me sa me kujtohet per shembull aty nga vitet lsquo70 arriti ne 5 milione dollare. Keshtu une po ju them se po te jepej ashtu si mendon njeri apo tjetri nuk do te mund te flitej per kursime te ketyre niveleve. Kete fond mbaj mend qe me se fundi ia kemi kaluar serish qeverise per perdorim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›