E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, alarm për silikonin

Operacionet e gjoksit, si një trend gjithmonë e më i madh i kohëve moderne është kthyer në qëndër të kritikave mbarë botërore, pasi pasojat duken se janë tragjike për shëndetin e femrave.

Ministri i Shëndetësisë Renato Balduzzi lëshoi apelin e radhës, ndërsa deklaroi se protezat mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Ai mblodhi me urgjencë Bordin e Shëndetësisë, ndërsa diskutoi rrezikun e implantit PIP, prodhuar nga një kompani franceze, e cila përdoret dhe në Itali.

Autoritetet shëndetësore në Francë do të kërkojnë deri në fund të javës, që 30. 000 femra të heqin nga gjoksi implantet e tyre me silikon të markës PIP, pas shfaqjes së kancerit në disa raste”, thuhet më tej në gazetën franceze Liberta.

 Teknologjia e protezave që përdoren për zmadhimin e gjoksit, ka ndryshur në mënyrë drastike. Ndërkaq, sipas vlerësimeve, proteza PIP mund të jetë përdorur në 4-5 mijë raste në Itali, ose 10-15% të atyre të prodhuara dhe të përdorura në Francë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›