E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat në Kuvend për kontratat energjetike

Tiranë- Deputeti i PS, Andis Harasani i ka kërkuar sot Kryeministrit Berisha të bëjë publike kushtet e kontratave që nënshkroi me italianët në fushën energjetike, ndërsa ka veçuar dëmet që pëson Shqipëria nga ndërtimi i tyre. Për ministrin e Energjetikës, Genc Ruli, avantazhet e tyre janë punësimi dhe vjelja e taksave. Ai nuk ceku problemet që shkaktohen me shëndetin e njerëzve dhe kushtet e kontratave. Pra ku shkon energjia që prodhohet. Debatet u zhvilluan në sallën e Parlamentit, gjatë diskutimeve të lira të deupteteve. 

“Rigazifikimi në Fier dhe Eolik në Vlorë dëmtojnë të ardhmen e turizmit, shkatërrojnë shëndetin e shqiptarëve dhe nuk zgjidhin aspak krizën energjetike në vend pasi e gjithë energjia që do prodhohet do të shkojë në Itali”. Kështu u shpreh sot Harasani në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. “Çfarë bëri Kryeministri italian? Thjesht kreu detyrën për të cilën është votuar. Nënshkroi kontrata pa asnjë rrisk për popullin e tij”, argumentoi Harasani. Më tej iu rikthye problemeve që krijohen në Shqipëri. Por le të mos zgjatemi me hesapet e të tjerëve të kthehemi tek toka që na kanë trashëguar të parët. A do të na zgjidhin krizën energjetike këto centrale? Kush paguan për shëndetin e dëmtuar nga ndotja që lëshojnë centralet? Për impaktet dhe transparencën e munguar dua përgjigje urgjente nga Kryeministri Berisha. Po kështu të shpjegojë edhe projektin tjetër të tij për ndërtimin e centralit berthamor në Kavajë”, u shpreh Harasani.

Direkt pas Harasanit fjalën e ka marrë ministri i Ekonomisë, Genc Ruli i cli nënshkroi me dy kompanitë e huaja për ndërtimin e rigazifikit të Fierit dhe energjisë me erë në Vlorë. Investitorët do të paguajnë taksat dhe do të punësojnë rreth 1000 persona”, tha Ruli. Sipas tij ato do të ndërtohen nga kompani të specializuara ku rrisku i ndonjë incidenti është zero. “Marrëveshje me Moncada për prodhimin  e energjisë me erë (park eolik) në zonën e Karaburunit ka pikësëpari avantazhin e e investimit të 1 miliard euro dhe është burim punësimi, burim investimesh në rrugë dhe sjell të ardhura fiskale në masën 30 për qind të investimeve”. Kështu u shpreh Ruli. Ndërsa për rigazifimin e Fierit ai tha se me firma ka dy vjet që po mbledh dokumentacionin e nevojshëm, ka bërë projektin dhe është gati për të investuar. Ai nuk tregoi se çfarë do të përfitojë direkt Shqipëria nga ndertimi i nje rigazifikimi ne Fier, por tha se kjo nuk eshte zona me vlera turistike, ndaj u zgjodh te ndertohet aty.

Ndërsa deputeti i Lezhës, Preç Zogaj bëri të ditur një projekt të ri të qeverisë, por që nuk arriti në miratohej dy ditë më parë nga Berisha dhe Berluskoni për disa probleme të vogla. Sipas Zogajt në Lezhë do të ndërtohet një park energjetik me biomasa nga kompania Marsilja. Ai u shpreh i kënaqur se është zgjedhur Lezha për ndërtimin e këtij poli energjetik që do të prodhojë 140 mega Vat energji. Ai do të jetë i njëjtë me parkun eolik të Vlorës për të cilin kontrata sapo është miratuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›