E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me makinë, gjen vdekjen 35-vjeçari

Tepelenë-Ka gjetur vdekjen sot në orët e para të mëngjesit shtetasi Armando Gërdhuqi nga Vlora. Shpjetësia dhe lagështia e rrugës duket se kanë qenë shkaqet e aksidentit që i mori jetën 35- vjeçarit, i cili i gjend poshtë urës në aksin rrugor Krahas-Tepelenë.

Në vendin e quajtur Ura e Toçit, automjeti tip benz 190, me targa Vl 1807 C , i cili drejtohej nga i riu vlonjat ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshte urës. Si pasojë e rënies poshtë urës dhe vërshimit të ujit  e dheut nga moti i keq,  drejtuesi i automjetit ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se shkaku i daljes nga rruga  ka qëne  lagështia në rrugë si pasojë e motit të keq  dhe mos rregullim i shpejtësisë së automjetit.

Ky shtetas udhëtonte i vetëm në makinë me drejtim lëvizje nga Vlora për në Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›